Transmetuar më 10-12-2016, 14:30

Larja e fytyrës duket si pjesa më pak e komplikuar nga e gjithë rutina juaj e bukurisë, por rezulton se disa zakone të femrave mund të shkaktojnë një sërë problemesh në lëkurë si tharje, acarim, skuqje etj. Për të shmangur këto shqetësime duhet të shmangni këto veprime:

1.E lani shumë shpesh lëkurën

Larja e tepërt e lëkurës e than atë duke e lënë pa jetë dhe pa shkëlqim. Duke e larë mbi 3-4 herë në ditë, ju nuk po e mbani më pastër atë, por po dëmtoni në nivel qelizash.

2.Temperatura e gabuar e ujit

Miti: uji i ngrohtë hap poret dhe uji i ftohtë i mbyll ato. Realiteti është se poret nuk kanë muskuj të hapen dhe mbyllen. Uji i nxehtë mund të shpërbëjë vajrat natyrale, mbrojtësit e lëkurës tuaj dhe të çojë në mbi-tharje.

3.Bëni shumë shpesh scrub

Përdorni gishtat në vend të një furçe dhe mos përdorni scrub-in më shumë se 3 herë në jave. Pastrimi i lëkurës nga shtresat e vdekura është i rekomandueshëm nga dermatologët por çdo gjë me masë.

4.Harroni kremin hidratues

Pas çdo larjeje nuk duhet të harroni të vendosni një krem hidratues sipas tipit të lëkurës që keni.

5.Mos e fërkoni fytyrën fort me peshqir

Fërkimi dhe materiali i peshqirit vë në rrezik elasticitetin e lëkurës. Ju duhet vetëm të thani lëkurën dhe jo ta fërkoni fytyrën me peshqir.