Transmetuar më 10-12-2016, 13:40

Durrës, 10 dhjetor 2016, NOA.al – Kanë kaluar plot 21 vite nga largimi i saj nga banesa, ndërsa vetëm ditën e djeshme nëna e saj është kujtuar për të bërë denoncimin në polici.

Një rast sa i rrallë, po aq edhe i çuditshëm, ku 56 vjeçarja O.K., banuese në Durrës i është drejtuar policisë duke denoncuar largimin pa lënë gjurmë të vajzës së saj F.K., e cila sot është 37 vjeçe.

Mësohet se ky denoncim i ardhur pas kaq shumë vitesh nga nëna e saj është bërë me qëllimin e vetëm pasi 56 vjeçares i duhen dokumentet që ajo është e vetme dhe se nuk ka mundësi financiare, për të fituar më pas dhe ndihmën ekonomike.

Vajza është larguar nga shtëpia 21 vjet më parë, kur ishte 16 vjeç, pa lënë asnjë gjurmë, dhe nëna beson se ajo ndodhet në Itali. Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet për gjetjen e saj, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.