Transmetuar më 10-12-2016, 13:14

Tiranë, 10 dhjetor 2016, NOA.al – Forcat e Armatosura shqiptare përfshihen në operacionin e NATO-s në Afganistan.

“Resolute Support Mission”, kontingjenti i parë i batalionit të dytë të këmbësorisë, do të shërbejë në Herat, nën komandën e Forcave të Armatosura italiane. 

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se nisja e kontingjentit të sotëm dyfishon pjesëmarrjen e Shqipërisë në “Resolute Support Mission”. Pesë ditë më parë një kontingjent i Policisë Ushtarake shkoi në Kabul të Afganistanit.

Kodheli përmendi shtimin e pjesëmarrjes ushtarake shqiptare në misionet e tjera jashtë vendit dhe konfirmoi se nga fillimi i vitit që vjen, Shqipëria merr pjesë në një tjetër mision ushtarak në Irak.