Transmetuar më 10-12-2016, 11:48

Shkencëtarët kanë dëgjuar mesazhe të pazakonshme thellë në hapësirë, për të cilat thonë se mund të jenë duke ardhur nga alienët. Analizat e reja të nxjerra nga disa yje të vegjël duket se tregojnë se këto ‘mesazhe’ mund të jenë duke ardhur nga një inteligjencë jashtëtokësore që po tenton të na paralajmërojë për ekzistencën e tyre.

Nuk duket se ka ndonjë shpjegim tjetër që tregon se çfarë po ndodh, duke i lënë kështu shkencëtarët që të dalin me një konkluzion se mesazhet janë duke ardhur nga alienët, shkruan Express. “Kemi gjetur se sinjalet e kapura kanë saktësisht formën e një sinjali të parashikuar në një publikim të mëparshëm dhe që mbështetë këtë hipotezë”, shkroi EF Borra dhe E Trottier në një publikim.

Shkencëtarët e kanë bërë të qartë se duhet të bëhet më shumë punë për të konfirmuar ose mohuar hipotezën se këto mesazhe mund të jenë duke ardhur nga alienët. “Breakthrough Listen”, një iniciativë e nisur këtë vit nga Stephen Hawking dhe Mark Zuckerberg për të kërkuar alienët,  tha se mesazhet janë premtuese. Por ata thanë se duhet të bëhet më shumë punë para se të mund t’ua atribuojnë këto mesazhe “alienëve”.