Transmetuar më 10-12-2016, 10:08

Nëse për thonjtë e petëzuar, të dobësuar fajësoni produktet kozmetike, xhelin apo manikyrin ka ardhur momenti të mësoni shkakun e vërtetë që fshihet pas këtij problemi. Thonjtë e petëzuar janë një shenjë që trupi po ju jep në momentin kur nivelet e manganit bien ndjeshëm.

Mangani është një mineral thelbësor që luan një rol të rëndësishëm në proceset e shumta biologjike në të gjithë trupin. Ky mineral aktivizon enzimat që ndihmojnë në metabolizmin e karbohidrateve, aminoacideve, dhe kolesterolit. Dhe pse trupi juaj ka nevojë vetëm për një sasi shumë të vogël të manganit, është vlerësuar se më shumë se 37% e njerëzve nuk plotësojnë dozat e rekomanduara ditore për mangan.

Trupi i njeriut përmban rreth 15-20 mg mangan. Ai mund të gjendet në kocka, mëlçi, veshka, pankreas, dhe veshka. Ky mineral është thelbësor për formimin e indit lidhor, koagulimit të gjakut, dhe hormonet seksuale. Mungesa e manganit mund të shkaktojë një shumëllojshmëri komplikimesh shëndetësore e ndër to përmendim dhe thonjtë e petëzuar.