Transmetuar më 10-12-2016, 09:54

Brage Hernes Gasvaer është rrotulluar nga njëri shkëmb i lartë 365 metra dhe ka rënë te tjetri që ishte paralel me të, e që ndodhet në Svolvaer të Norvegjisë.

I riu 18-vjeçar e ka shfrytëzuar këtë vend të njohur për ngjitje, për të bërë rrotullimin që nuk është parë ndonjëherë më parë.

Ndërsa mbahej i lidhur me litar nga vëllai i tij, dy miq e filmonin momentin dramatik, që për fat të mirë përfundoi me sukses.

“Do të duhej të bëja një provë, por nuk kisha mundësi. Vetëm numërova deri në tre dhe u hodha. Poshtë shkëmbinjve është një varr dhe menjëherë mendova se mund të bëhej edhe i imi, por shpëtova”, ka thënë ai, shkruan telegrafi.

“Me vështirësi po rrotullohem në dysheme, e lëre më në majë të shkëmbinjve” është një koment lidhur me rastin.