Transmetuar më 10-12-2016, 09:02

Gerry O’Brrien, i cili është pronar i një pub-i në Londër, ka thyer çdo rekord me vendosjen e 90 bredhave dhe 21 mijë dritave për festat e fundvitit. Madje ky numër pritet të rritet, sepse aty ka vend edhe për pemë të tjera dhe dekorime të tjera.

"Nëse pyesni veten, se ku ka ndërmend të pushojë Babagjyshi i Vitit të Ri dhe Krishtlindjve gjatë shpërndarjes së dhuratave, ai vend është pikërisht ky pub i mbushur plot me pemë dhe mijëra drita", ka thënë pronari i këtij pub-i.

Çdo vit ai shpenzon rreth 30 mijë paund për mbjelljen dhe kultivimin e këtyre bredhave, të cilët i rrit vet nëpër vazo të mëdha.