Transmetuar më 10-12-2016, 08:48

Një vajzë britanike ka pasur një surprizë të shëmtuar gjatë një feste. Ajo shkoi të festojë me miqtë e saj dhe u deh. Por kur u zgjua pa diçka të çuditshme në trupin e saj.

Miqtë i kishin bërë tatuazhin e një organi gjenital të mashkullit në shpinë. Atëherë 17 vjeç, ajo e fshehu nga prindërit për dy vjet duke refuzuar të shkojë në plazh apo të zhvishet në sy të tyre.

Por kur ata e zbuluan se çfarë kishte në shpinë, qeshën me të madhe. Holly Aston bëri më pas një ndërhyrje me laser për të hequr tatuazhin.

19-vjeçarja sapo ka përfunduar seancën e saj të pestë dhe tha se tatuazhi i saj pothuajse është zhdukur. “Ndjehem sikur kam rilindur dhe filluar nga e para tani”.