Transmetuar më 09-12-2016, 22:21

Mbrëmjen e 10 dhjetorit do të zhvillohet nata finale e festivalit “Kënga Magjike” dhe mes një gare të fortë mes këngësh dhe emrash të njohur është e vështirë të parashikohet fituesi.

Intv ka pyetur dy nga anëtarët e jurisë së të rinjve, Olti Currin dhe Venera Lumanin të cilët kanë zgjedhur këngën e tyre fituese.

Olti Curri, anëtari i jurisë, i cili është edhe mjaft i drejtpërdrejtë në çështje të tilla është shprehur se do të donte të shikonte si fituese të këtij festivali Artjola Toskën si dhe bashkëpunimin e saj me Brunon përmes këngës “Mirëmëngjes Dashni”.

Ndërsa për Venera Lumanin, anëtaren tjetër të jurisë së të rinjve, duhet ta fitojë Flori i kategorisë së të rinjve, pasi sipas saj ka ardhur momenti për të ndryshuar gjithçka, që një i ri të shkojë në finale dhe të marrë dhe çmimin e parë.