Transmetuar më 09-12-2016, 20:49

Tiranë, 9 dhjetor 2016, NOA.al – Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka hedhur shortin për 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të Apelit.

Tetë anëtarët e Kolegjit u zgjodhën mes emrave të 90 gjyqtarëve. 

Kujtojmë se këta 8 gjyqtarë do të kenë në dorë fatin e "zgjedhjeve", të ankesave të partive, për zona apo kandidatë të ndryshëm.

Në vitin 2011 ishte Kolegji Zgjedhor ai që i dha fitoren Lulzim Bashës në zgjedhjet lokale për Tiranën, pasi vendosi të numërojë votat e hedhura në kuti.

Emrat e përzgjedhur

Tomorr Shkreli

Artur Malaj

Ridvan Hado

Shkëlqim Mustafa

Lindita Sinanaj

Gjin Gjoni

Astrit Kalaja

Sotiraq Lubonja

Shorti u zhvillua duke tërhequr emrat e tetë gjyqtarëve nga kutia e shortit.

Para fillimit të tij, të pranishmëve iu dha mundësia të këqyrnin kutinë e shortit dhe emrat e gjyqtarëve të futur në të. Pas këqyrjes, u nxorrën tetë emra nga kutia.

Ata përbëjnë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë dhe delegohen në detyrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë menjëherë pas hedhjes së shortit.

Brenda 24 orëve nga përzgjedhja e tyre me short, të tetë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë bëjnë betimin në një ceremoni publike, në prani të KLD-së dhe nën drejtimin e Presidentit.