Transmetuar më 08-12-2016, 21:25

Ish-ushtaraku Steve Logero, e ka mbajtur të fshehtë për plot 36-vite, atë që pa për 3 netë në vitin 1980 në pyllin “Rendlesham” në Suffolk të Britanisë së Madhe.

Ndërsa ishte me shërbim ushtarak, ai thotë se ka parë drita të çuditshme në pyll, që qëndronin pezull mbi bazat ajrore të NATO-s, ndërsa Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj.

Në momentin që alarmet u fikën, Steve ishte duke ruajtur magazinën e armëve.

“Ndërsa atë natë isha në detyrë, ne kishim një sistem alarmi mjaft të sofistikuar por gjithçka u fik papritur. Në atë moment unë munda të shihja drita të kuqe mbi kurorat e pemëve. Mendoja çfarë po ndodh?”

Ai rikujton se UFO-t ishin fluoreshente me ngjyra të kuqe dhe jeshile.

“Dukeshin sikur fluturonin mbi kurorat e pemëve, si një sy që ndiqte pothuajse gjithçka”, citohet Logero nga “Outer Limtis Magazine”, publikuar në një artikull.

Steve u pyet lidhur me ngjarjen pak ditë pasi pa UFO-t, por u urdhërua që të mos fliste për atë që pa, pasi në bazë kishte armë bërthamore.