Transmetuar më 08-12-2016, 20:31

Një qytetar që po udhëtonte ditën e sotme në linjën e Kombinatit është habitur mjaftueshëm kur ka vënë re përballë tij një vajzë e cila kishte veshur një palë pantallona xhinse të grisura, siç është edhe moda e sotme.

Por ajo që e ka habitur më shumë atë, ka qenë fakti se si në një kohë të tillë kaq të ftohtë, vajza nuk e ndjente fare temperaturën e ulët.

Siç dihet ka shumë persona të cilët preferojnë pantallona xhinse me disa të grisura, por ky rast me sa duket është disi i ekzagjeruar, shkruan JOQ. Të paktën zoteria i indinjuar ka patur edhe rastin të shohë hiret e vajzës.