Transmetuar më 08-12-2016, 12:17

Alexis Sanchez bashkë me Mesut Ozil janë dy emrat që tani lakohen se mund të largohen nga Arsenal, pasi janë duke refuzuar që t’i nënshkruajnë kontratat e reja.

Menjëherë skuadrat e mëdha evropiane janë vënë në gjah që t’i bindin të dy për tu bërë pjesë e tyre.

Së fundi raportohet se Chelsea ka bërë gati një ofertë për Alexis Sanchez, në mënyrë që ta përforcojnë vijën e sulmit së cilës i prinë Diego Costa.