Transmetuar më 07-12-2016, 23:01

Janë zhvilluar sonte në mbrëmje ndeshjet e fundit në katër grupe të “Ligës së Kampioneve”

Gjatë mbrëmjes së sotme janë luajtur 8 takime, ku përfundimisht janë mësuar edhe skuadrat e dyta që kalojnë në “Ligën e Kampioneve” dhe katër të tjera që vazhdojnë në “Europa League”.

Skuadrat që vazhdojnë më tej janë: Monaco, Bajer Leverkusen, Borusia Dortmund, Real Madrid, Leicester, Porto, Juventus, Sevilla, Arsenal, PSG, Napoli, Benfica, Barcelona, Manchester City, Atletico Madrid dhe Bayern Munich.

Ndërsa në Europa League vazhdojnë këto skuadra: Tottenham, Legia, FC Copenhagen, Lyon,  Ludogorets, Besiktas, Borusia Monchengladbach dhe Rostov.

Takimet e mbrëmjes së sotme dhanë këto rezultate:

Bayer Leverkusen-Monaco 3-0

Club Brugge KV-FC Copenhagen 0-2

FC Porto-Leicester 5-0

Juventus-D. Zagreb 2-0

Legia-Sporting 1-0

Lyon-Sevilla 0-0

Real Madrid-Dortmund 2-2

Tottenham-CSKA Moscow 3-1