Transmetuar më 07-12-2016, 17:11

Sot do ta nisni ditën me këmben e mbarë dhe po kështu do ta përfundoni ju të dashuruarit. Duhet të falënderoni yjet që janë në anën tuaj këtë ditë. Beqarët do presin edhe sot më kot dashurinë e cila nuk do të vijë. Në planin financiar situata do jetë e ekuilibruar falë menaxhimit tuaj të mirë.

Dashi

Dashuria është ajo që ju ndjek gjatë gjithë ditës së sotme ju të dashuruarit. Por jeni ju që po tregoheni pak indiferente në këto momente dhe nuk i kushtoni rëndësi. Beqarët do kenë mundësi për të realizuar takime interesante, vetëm se duhet të jenë me këmbë në tokë. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Demi

Javë e çuditshme që më shumë do të merreni me udhëtime se me punën tuaj rutinë. Nuk jeni mësuar me këto ritme dhe dita sot do t’ju lodhë. Beqarët edhe pse do bëjnë çmos për të gjetur princin e tyre të kaltër nuk do ja arrijnë dot. Të ardhurat financiare bëni mirë t’i menaxhoni me kujdes për të shmangur problemet.

Binjakët

Sot do të jeni shumë korrektë me takimet, gjë që nuk ndodh zakonisht me ju. Në mbrëmje do t’ju pëlqejë surpriza që ka përgatitur partneri/ja. Beqarët do presin edhe sot më kot dashurinë e cila nuk do të vijë. Duhet të tregoheni më të hapur në takime për të hedhur hapa më tej. Në planin financiar yjet do iu sjellin fat.

Gaforrja

Po mundoheni të vendosni rregull në një vend që ka pllakosur kaosi. Nuk do t’ja dilni dot mbanë të vetëm kështu që kërkoni ndihmën e partnerit/es. Beqarët nuk do duan të krijojnë lidhje serioze, por do jenë më të tërhequr nga aventurat kalimtare. Në planin financiar bëni mirë të shpenzoni me maturi.

Luani

Duket sikur njeriu juaj i zemrës as nuk po ju dëgjon dhe as nuk po ju kupton. Mbase është perceptimi juaj i gabuar sepse do të keni rezultate shumë të shpejta. Beqarët do jenë të kënaqur edhe me shoqërinë e miqve dhe nuk do e kërkojnë me ngul dashurinë. Financat do përballen me disa probleme serioze.

Virgjëresha

Mendime të kundërta ju turbullojnë mendjen ju të dashuruarve dhe nuk dini se nga të pozicionoheni. Është mirë të dëgjoni zemrën ndonjëherë. Beqarët do marrin vendime të nxituara për të ardhmen, gjë që do i sjellë shqetësime dhe lëndime. Në planin financiar situata do jetë e ekuilibruar falë menaxhimit tuaj të mirë.

Peshorja

Si në jetën në çift, ashtu edhe në familje, këtë periudhë do të dilni si persona që nuk kënaqen kurrë. Ju thjesht doni të jeni perfektë në detaje. Beqarët ndjehen mirë me statusin që kanë dhe do preferojnë ta kalojnë ditën në shoqëri të miqve. Saturni do ndikojë pozitivisht në planin financiar.

Akrepi

Intuita sot nuk do t’ju lërë në baltë ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Në shumë raste do të kishit gabuar, por sot do të jeni mjaft përpara vetëm falë vetëbesimit që keni. Beqarët nuk duhet të nxitohen për të nisur një lidhje, më mirë të presin akoma dhe disa ditë. Financat do jenë e mira, mundësi edhe për të shpenzuar.

Shigjetari

Pak interes për të komunikuar me njerëzit sot dhe dëshirë mjaft e madhe për të qenë më afër me njeriun e zemrës. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe shumë prej tyre mund të kenë ndryshime për të ardhmen e tyre. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi shpenzimet kryejini me maturi.

Bricjapi

Sot do ta nisni ditën me këmben e mbarë dhe po kështu do ta përfundoni ju të dashuruarit. Duhet të falënderoni yjet që janë në anën tuaj këtë ditë. Beqarët do kenë veçse aventura të këndshme por që nuk do kenë asnjë të ardhme të sigurt. Në planin financiar do arrini të përmirësoni ndjeshëm të ardhurat.

Ujori

Megjithëse këtë periudhë jeni të mbingarkuar do të gjeni pak kohë për të kaluar në shoqëri të mirë. Miqtë dhe partnri/ja janë ata tek të cilët mbështeteni gjithmonë. Beqarët do kenë takime të veçanta sot, por vetëm njëri do jetë më tërheqësi që do ju fusë në mendime. Yjet do ndikojnë pozitivisht te financat.

Peshqit

Këtë ditë do të keni logjikë të ftohtë në marrjen e vendimeve ju të dashuruarit,  por do të jeni mjaft të ndjeshëm karshi personave që ju duan. Beqarët do kenë një ditë me fat sot në dashuri dhe disa mund ta gjejnë veten edhe të përfshirë në një lidhje. Financat do jenë të mira, nuk ka vend për shqetësime./b.l/noa.al/  

Çiftet ideale sipas shenjave të horoskopit

Faktori tërheqës i juaj sipas shenjës suaj së horoskopit

Horoskopi special i vitit 2016 për dashurinë

Horoskopi i plotë i vitit 2016 për të 12 shenjat

Shenjat e horoskopit më me fat për vitin 2016

Dhuratat e duhura sipas shenjës suaj të horoskopit

Çfarë kërkon çdo shenjë e horoskopit në një lidhje

Zbuloni frikën tuaj më të madhe bazuar te shenja e horoskopit