“Sa i madh ёshtё bёrё hendeku mes qytetarёve e kastёs drejtuese nё kёto 25 vite tё tranzicionit, pёrfshirё edhe vitet e qeverisjes tonё. Sa larg njerёzve tё thjeshtё janё deputetёt, ministrat dhe zyrtarёt e lartё”
Nga Koço Kokëdhima
Nderimin e parё sot, e kam pёr kujtimin e gazetarit Andrea Stefani. Ai ishte njё burrё kurajoz. E donte popullin dhe vendin e tij. Nuk i honepste abuzuesit me pushtetin. Ndanim mendime tё ndryshme pёr shumё ҫёshtje, por kjo nuk mё ka penguar tё bashkёpunoj me tё. Andrea ishte kryeredaktori i parё i gazetёs “Shekulli”. Duke nderuar emrin dhe veprёn e Andrea Stefanit, apeloj që tё nderojmё gazetarёt e Shqipёrisё qё bёjnё njё punё shumё tё rёndёsishme dhe shumё tё vёshtirё. I paharruar kujtimi i Andreas.
***
Vlora ёshtё kёshtjella e sё majtёs shqiptare. Kёshtu ka qenё historikisht.
Pёrpara se tё vija nё kёtё bashkёbisedim me ju, u takova me Organizatёn Socialiste tё ish-ushtarakёve. Ata janё tё varfёr e tё mёrzitur, ndihen tё pёrdorur, tё padёgjuar, tё pavlerёsuar, tё parespektuar, tё braktisur e tё papёrfaqёsuar nga pushteti ynё. Nё tё gjitha ditёt e mia si deputet, kam qenё shumё i interesuar pёr kёtё shtresё edhe nё Vlorё edhe nё Sarandё, edhe nё Gjirokastёr edhe nё tё gjithё Shqipёrinё. Ju kёrkoj ndjesё qё nuk kam mundur tё bёj mё shumё. Ish-ushtarakёt janё njerёz tё ditur, tё pёrgatitur e tё miredukuar, familjarё tё dhimbsur, besnikё tё atdheut e tё popullit, janё burra tё disiplinuar dhe guximtarё.
Nuk ёshtё nё nderin e Partisё tonё qё ish-ushtarakёt tё ndihen kaq tё revoltuar. Kemi pёrgjegjёsinё t’u garantojmё ish-ushtarakёve tё gjitha tё drejtat, privilegjet dhe nderimet qё u takojnё ushtarёve tё atdheut. Ish- ushtarakёt, nё tё vёrtetё, janё tё gatshёm e nё shёrbim tё vendit, deri ditёn e fundit tё jetёs sё tyre, pёr ҫdo situatё e nevojё qё mund t’i shfaqet popullit dhe atdheut tonё.
Mbi njё mijё ish-ushtarakё nё shkallё vendi, qё kanё shёrbyer pёr vite tё tёra nё detyra e kushte jashtёzakonisht tё vёshtira, nuk mund tё pёrfitojnё Statusin e Ushtarakut pёr sebepe, keqdashje e papёrgjegjshmёri flagrante tё kastёs sunduese tё tranzicionit. Pёrkufizimet e ligjit pёr Statusin nuk mund tё shёrbejnё si justifikim pёr gjithё kёtё pandjeshmёri e padrejtёsi ndaj kёtyre burrave. Asnjё ushtarak i liruar nga reforma nuk duhet tё jetё pa status. Ligjet i bёjnё njerёzit, ligjet nuk i bёn Zoti! Nga Statusi pёr Ushtarakёt nuk mund tё privohet asnjё ish- ushtarak. Nё pёrgjithёsi, ish-ushtarakёt janё anёtarё tё Partisё Socialiste dhe mbёshtetёs tё saj tё pёrjetshёm. Ata nuk e tradhёtojnё kurrё Partinё Socialiste dhe kjo i shtyn cinikёt dhe rioshёt e PS-sё, tё mos i dёgjojnё e zgjidhin kёta burra tё munduar duke arsyetuar se:“ata s’kanё ku shkojnё, votat neve do na i japin!”
Shumica jonё nuk duhet tё ketё asnjё kompleks nga e shkuara. Ajo duhet tё nderojё nё mёnyrёn mё sipёrore Luftёn Nacional-Ҫlirimtare, veteranёt e kёsaj lufte, heronjtё dhe dёshmorёt e saj; ish-ushtarakёt, njerёzit mё tё shquar tё shkencёs e prodhimit qё ndёrtuan veprat dhe bёnё transformimet e mёdha tё vendit me sakrificat, gjakun dhe djersёn e kёtij populli. Kёta dhe vlerat mё tё shkёlqyera tё trashёgimisё kulturore, social-politike e ideologjike tё sё majtёs historike, janё domeine dhe pasuri ekskluzive tё Partisё Socialiste, pёr tё cilat, jemi shumё krenarё.
Gjatё kёtyre tre vjetёve si deputet, kam luftuar shumё tё pёrfaqёsoj e ndihmoj familjet qё shpronёsohen nga titujt e pronёsisё nё troje, toka bujqёsore apo ndёrtesa, ose kur ky proces ёshtё bёrё pa kundёrshpёrblim pёr interes tё ndёrtimit tё veprave publike si rrugё, trotuare, lulishte etj. Nё Bashkinё e Vlorёs janё shpronёsuar ose goditur njё mijё familje. Pothuajse tё gjitha kёto familje janё tё palumtura. Ato kanё pёsuar drama e tragjedi. Shumё kanё humbur krejtёsisht pasurinё dhe kanё dalё nё shi si tё pastrehё. Shane e Sheme Demaj, nё vend tё shtёpisё sё vjetёr, qё kishin blerё, ndёrtuan njё 4- katёshe pёrpara 20 vjetёsh, me mundimet e djemve nё kurbet. Pasuria e tyre vlente 300 mijё dollarё. U prish pa asnjё kundёrshpёrblim. Qeveria i mbёshteti me 2 vjet qira. Shemja pёsoi njё goditje kardiake nga tronditja e madhe. Historia e kёsaj familjeje tё shkatёrruar tani u pёrket statistikave dhe arkivave. Janё 500 raste nё Vlorё qё kanё humbur krejtёsisht pasurinё e jetёs. Pushteti justifikohet me faktin se banorёt nuk kanё dokumenta. E tillё ёshtё edhe nёnё Ruhia, njё grua 95-vjeҫare qё bleu dhe u vendos me shtёpi nё lagjen “Kushtrimi” nё vitin 1958. Lindi dhe rriti 9 fёmijё nё kёtё shtёpi. Rriti si fёmijёn e saj tё dhjetё edhe nipin, Astritin. Nё vend tё shtёpisё sё vjetёr tё nёnё Ruhies, nipi i saj Astriti dhe Nёnё Ruhija me djalin e vogёl Albertin, ndёrtuan, pёrpara 20 vjetёsh, dy shtёpi qё ndaheshin me kallkan. Alberti kishte mbyllur dy zarfet e parё pёr legalizimin dhe kishte marrё nё dorё edhe zarfin e tretё. Qeveria ia prishi shtёpinё Nёnё Ruhijes pa kundёrshpёrblim, dhe e nxorri nё rrugё nё moshёn 93-vjeҫare, pasi ajo kishte jetuar atje plot 56 vjet.
Tё ndёrtosh si nёnё Ruhia ёshtё e njёjta gjё qё kanё bёrё qindra mijёra shqiptarё, tё cilёt legalizohen. Investimet publike dhe projektet qeveritare nuk mund tё kthehen nё fatkeqёsi pёr njerёzit e varfёr tё kёtij vendi. Ato ligje e VKM qё prodhojnё akte tё tilla ҫnjerёzore duhet tё shfuqizohen. Pavarёsisht pёrpjekjeve tona tё shumta, njerёz tё tjerё u shpronёsuan pёr shtёpitё e tyre me 20 mijё lekё pёr metёr katror. Me kёtё ҫmim nuk mund tё blesh mё shtёpi nё Vlorё. Jahja Mici, Bedri Alla, Zinie Kёnella, Lumturi Varfi etj, u shpronёsuan nga trojet brenda vijёs sё verdhё dhe brenda asaj turistike ne Lungomare me ҫmimin 204 lekё pёr metёr katror. Objektet e banimit u shpronёsuan me njё ҫmim 70 pёr qind nёn vlerёn mesatare tё tregut, lokalet tregtare dhe mjediset e bizneseve me 300 pёr qind nёn vlerёn e tregut dhe trojet me 100 pёr qind nёn vlerёn mesatare tё tregut. Familjet Jaupaj, Metushi, Boriҫi e Koka e kishin shtёpinё me ҫertifikatё pronёsie, por nuk mund tё pёrfitojnё dёmshpёrblimet tre vite resht, sepse nё regjistrin e hipotekёs shtёpia e tyre ёshtё shёnuar gabimisht dy blloqe banimi mё tutje. Shteti e rregjistron gabim, shteti e shpronёson, shteti e prish dhe banorёt vazhdojnё tё jenё ende rrugёve. Kёto janё dёshmi tё njё pandjeshmёrie ekstreme e tё paimagjinueshme tё pushtetit. Me tё drejtё kёta njerёz ndihen tё vjedhur dhe tё shkelur, tё dhunuar dhe tё rrёnuar.
Mund t’ju tregoj me orё tё tёra rastet dhe historitё e trishtueshme tё shumё familjeve. Ju e dini shumё mirё se sa i madh ёshtё bёrё hendeku mes qytetarёve e kastёs drejtuese nё kёto 25 vite tё tranzicionit, pёrfshirё edhe vitet e qeverisjes tonё. Sa larg njerёzve tё thjeshtё janё deputetёt, ministrat dhe zyrtarёt e lartё. Sa tё vёshtirё e kanё pёrfaqёsuesit e pushtetit nё nivel qendror dhe vendor që tё kuptojnё se nёnё Ruhija dhe gjithё kёto mijёra familje nё gjithё Shqipёrinё, nuk janё numra, por janё krijesa njerёzore qё meritojnё dashuri, mbrojtje, respekt e mbёshtetje; tё dёgjohen, tё pёrfaqёsohen e tё zgjidhen. Ҫdo shpronёsim duhet bёrё me ҫmim tregu dhe nё mёnyrё tё tillё qё pronari qё shpronёsohet tё ketё mundёsi tё marrё njё pronё tё re me vlerё jo mё tё vogёl se ajo qё kishte. Asnjё ndёrtesё nuk duhet tё prishet pa e legalizuar mё pёrpara. Tё gjitha ligjet dhe VKM-tё qё e pengojnё kёtё gjё duhet tё shfuqizohen e rishikohen. Nuk duhet tё bёhet mё asnjё krim i tillё. Nuk duhet tё vazhdojnё mё goditje e shpronёsime tё tilla. Do tё ndёrmarrim inisiativa qё do tё motivonin ndryshimin e politikave tё qeverisё dhe do tё ҫonin nё kompensimin e tё gjitha familjeve tё dёmtuara nga kёto lloj shpronёsimesh qё janё bёrё kёto dy-tri vite. Kёshtu partia dhe qeverisja jonё do bёhen mё tё mira dhe do ritet mbёshtetja e qytetarёve pёr ne nё zgjedhjet e ardhёshme. Sapo tё rikthehem nё parlament do t’i kushtohem me vendosmёri projektit pёr tё rikuperuar pasojat e pamerituara tё familjeve shqiptare tё goditura me prishje e shpronёsime.
Kur unё them se kastat sunduese tё kёtij tranzicioni nuk pёrfaqёsojnё njerёzit e thjeshtё, kam parasysh gjendjen e trishtueshme qё sundon. Vetёm njё grusht politikanёsh e biznesesh tё lidhura me ta, janё tё lumtur nё Shqipёri. Qytetarёt janё masivisht tё zemёruar, tё pashpresё, tё varfёr e tё stresuar. Rinia dhe pjesa mё e aftё e shoqёrisё po e braktis vendin me shpejtёsi tё frikshme. Tё gjithё ata qё kanё mundёsi kёrkojnё tё ikin. Me siguri qё ju ka rёnё rasti tё shkoni nё Tregun e Orizit ose nё Tregun e Vlorёs, pas postёs. Ato janё skenat e mjerimit tё njё populli tё harruar plotёsisht. Mё shumё se 250 familje vlonjate pёrpёliten tё thyejnё urinё dhe tё mbajnё frymёn gjallё, edhe pёr njё ditё tjetёr. Janё si pjesa mё e madhe e popullit qё nuk jeton, por shtyn jetёn ditё pas dite. Gjen gra tё divorcuara, invalidё, fёmijё, pleq, tё pushuar nga puna, tё sёmurё. Shpesh takon njerёz tё shkolluar e me pёrvoja jetёsore nga mё tё ndryshmet e mё interesantet. Mezi nxjerrin nga 200 deri nё 900 lekё nё ditё. Janё nё mёshirё tё natyrёs dhe pisllёkut, pa asnjё kusht higjeno-sanitar, si nё mesjetё. Paguajnё 1500 lekё taksё nё muaj. Nё ҫdo njё apo dy metra, tezgat shesin tё njёjtat produkte, nuk ka asnjё planifikim pёr ta, urrejnё dhe shuajnё njёri-tjetrin nё heshtje. Kjo liri tregtare ёshtё mundёsia e vetme pёr ta, tё jetojnё e tё vdesin tё braktisur.
Nё Vlorё sundon papunёsia dhe varfёria. Nuk ka investime private, nuk ka mbёshtetje e kreditim tё biznesit vendas, nuk ka investime tё huaja. I kam pёrshёndetur ato investime publike qё po bёhen nga qeveria “Rama” nё disa projekte nё infrastrukturё, por ky qytet po vuan nё mёnyrё tё skajshme. Agjencitё e pushtetit tё tranzicionit nuk dinё tё bёjnё asgjё tjetёr pёrveҫ se tendera. Ato janё aty pёr tё marrё buxhete e pёr tё bёrё tendera tё kripur pёr interesin publik dhe pёrfituese pёr zyrtarёt e klientёt e pushtetit. Askush nuk kujdeset pёr qytetarёt dhe u marrin jetёn njerёzve si nё rastin e para pak ditёve nё Lungomare, ku humbi jetёn tragjikisht Kristi Panajoti. Gropa e hapur mu nё mes tё rrugёs e bёn kёtё aksident tё duket si vrasje, ёshtё dёshmi e faktit se si vritet populli, si vriten njerёzit nё shumё rrugё e mёnyra, ёshtё njё nga tё pafundmit shembuj qё tregon se kastat e kёtyre 25 viteve janё tё papёrgjegjshme, tё paafta, tё mbushura me tutkunё tё pashpirt e budallenj tё paaftё. Nё vend tё Kristit 17-vjeҫar mund tё ishte kushdo nga ne, mund tё ishin fёmijёt apo njerёzit tanё mё tё dashur.
Sa herё i teket natyrёs, Vlora pёrmbytet e shkatёrrohet. Kjo do vazhdojё sepse askush nuk ka ende njё plan reagimi pёr ta shpёtuar Vlorёn nga pёrmbytja dhe nga vёshtirёsitё ekonomike. Qytetarёt ndjehen si skllevёr kur shohin se kёtu vazhdojnё akoma dhe sot e kёsaj dite tё shiten vende pune nё arsim e nё sektorё tё tjerё, ata ndihen tё pashpresё kur shohin sjelljet e ulёta e aspak ndihmuese tё zyrtarёve tё shtetit, arrogancёn dhe paudhёsinё e tyre. Ndёrkohё qё pensionistёt e tё papunёt nuk nxjerrin dot muajin me bukё, fshatarёsia pёrballet me vёshtirёsi tё mёdha tё krijuara nga mungesa e politikave bujqёsore dhe e mbёshtetjes me skema e subvencione tё efektshme. Funksionarёt e partisё kujdesen pёr zgjedhёsit vetёm nё kohё fushatash. Pastaj nuk u hapin mё telefonёt, i gёnjejnё dhe s’duan t’ia dinё pёr ta. Secili kontrollon njё copё ҫifliku nga pushteti, ca ndёrmarrje, vende pune, tendera e tё drejta dhe merret vetёm me interesat e tij. Nё njё masё tё madhe socialistёt ndihen tё shfrytёzuar e tё pёrdorur kur shohin se funksionarёt politikё e partiakё nuk luftojnё pёr ta, nuk pёrfaqёsonё vullnetin dhe interesin e tyre. Ju mund tё rendisni plot shqetёsime tё tjera si kёto.
Kam disa pyetje pёr ju: A janё tё vёrteta kёto qё unё them? Me zё ju lutem. A ju shqetёsojnё kёto ҫёshtje?Me zё ju lutem. A jemi ne socialistёt e Shqipёrisё tё interesuar pёr t’i diskutuar dhe pёr t’i zgjidhur kёto probleme bashkёrisht? Miku im Gjiknuri gabon kur thotё se bashkёbisedimi i Kokёdhimёs nuk ёshtё nё pёrputhje me axhendёn e PS-sё. Ёshtё e qartё se kur ai thotё PS-ja, ka parasysh udhёheqjen, nuk u ka parasysh juve qё jeni kёtu, nuk ka parasysh dhjetra mijёra socialistёt e thjeshtё nё tё gjithё Shqipёrinё! Ju e keni kuptuar shumё mirё se gjёrat qё diskutoj unё janё gjёrat qё gjithё socialistёt do tё donin tё diskutoheshin e tё zgjidheshin. Pse nuk thonё asgjё kёta shokё pёr idetё tona?Ҫfarё mendojnё ata pёr kёto shqetёsime qё ka baza socialiste dhe populli ynё?Pse ata kanё frikё tё diskutohen haptazi kёto ҫёshtje nё parti e nё popull?
Ju keni provuar presione tё mёdha pёr t’ju detyruar tё mos merrnit pjesё nё kёtё bashkёbisedim. Socialistёt Nertila Selimi dhe Silvana Islami, Tedi Nasto dhe Gjergji Robo i pushuan nga puna nё Vlorё, sepse ata janё mbёshtetёs tё kёsaj lёvizjeje. Tё gjithё tё punёsuarit ose ata qё kanё ndonjё tё afёrt tё punёsuar nё shtet, i kanё shantazhuar me bukёn e gojёs, nёse vinё nё kёto takime. Nё Finiq kanё filluar procedurёn e shkarkimit tё nёnkryetarit tё bashkisё, Thoma Kordha. Nё Sarandё, Kryetarin e Organizatёs Socialiste 46-59, Alban Alikaj, e shantazhuan me pёrjashtim nga partia. Elton Lutaj ёshtё fshirё nga lista dhe nuk u lejua tё konkurrojё pёr t’u zgjedhur kryetar i FRESSH-it nё Vlorё, ndёrsa Marinela Zotaj pёr kryetare FRESSH-i nё Finiq. Tё gjithё kёta e mijёra tё tjerё po persekutohen politikisht, sepse duan ta reformojnё e demokratizojnё Partinё Socialiste, me qёllim qё nё kёtё parti tё mos ndihen mirё vetёm udhёheqёsit, por tё ndihen mirё edhe socialistёt e bazёs, qё nё kёtё parti tё mos dёgjohen vёtёm udhёheqёsit, por tё dёgjohen edhe militantёt e mbёshtetёsit, qytetarёt e thjeshtё tё Shqipёrisё, qё nё kёtё parti tё mos jenё tё lumtur vetёm ata qё marrin pushtet nё emёr tё saj, por tё luftohet pёr lumturinё e tё gjithёve. Kёto duan gjithё qytetarёt e vendit. Kёto kёrkon edhe lёvizja jonё pёr reformimin e Partisё Socialiste. Njё funksionar lokal i partisё tonё e kёrcёnoi Kёshillin Socialist tё Shushicёs, se:“po tё shkoni nё takimin me Kokёdhimёn, do ju sjellim policinё nёpёr shtёpira tju kontrollojё pёr hashash!”Duket se nuk kemi njё Parti Socialiste. Kemi partinё e socialistёve tё thjeshtё, kemi edhe partinё e socialistёve tё udhёheqjes. Partia e udhёheqjes nuk do tё dijё se ҫ’mendon partia e socialistёve tё bazёs, thjesht kёrkon ta manipulojё, kёrkon t’i mbyllё gojёn kёsaj partisё tjetёr, duke e kёrcёnuar se do e lёrё pa bukё po dёgjoi idetё e Kokёdhimёs. Kёto gjёra i ka bёrё Saliu, kёto veprime janё kultura e tij, nuk janё kultura e Partisё Socialiste, nuk janё kultura e tё majtёs shqiptare. Dua t’i them mikut tim Gjiknuri dhe tё gjithёve atyre qё janё pёrgjegjёs pёr kёto ngjarje, qëtё heqin dorё nga kёto veprime tё rrezikshme, tё mos e pёrҫajnё Partinё Socialiste nё asnjё kohё, por sidomos nё kёtё vit elektoral dhe tё mos i vёnё nё situata tё tilla tё sikletshme e tё vёshtira anёtarёt dhe veprimtarёt tanё socialistё.
Kam marrё shumё mesazhe kёto ditё nga socialistёt e kёrcёnuar. Nuk i kёrcёnon Saliu. I kёrcёnojnё udhёheqёsit tanё, atyre qё u duket se e kanё privatizuar partinё e socialistёve tё thjeshtё. Ja ҫ’mё shkruan dje njё mik dhe veprimtar socialist nga Vlora: Pёrshёndetje deputet! Uroj tё jeni mirё! Po ju shkruaj, sepse me zemёr do tё doja tё isha me ju nesёr, por partia ma bёri tё qartё, se mё parё duhet tё lija gjithҫka…postin…punёn. Me kёnaqёsi do t’i lija, nёse do tё kisha zgjidhje tjetёr ekonomike. Uroj me zemёr tё mё kuptoni pёr mungesёn time! Do tё bёj tё mundur qё miqtё emi tё jenё prezentё.
Ky debat nuk do tё ndalet. Kjo lёvizje do shkojё nё ҫdo shtёpi socialisti, nё çdo fshat, lagje e qytet tё Shqipёrisё, nё ҫdo shkollё e qendёr prodhimi. Kjo lёvizje e bashkon Partinё Socialiste, e fuqizon atё. Ne nuk pёrjashtojmё askёnd nё kёtё bshkёbisedim. Ne i ftojmё tё gjithё nё debat. Pёr ne askush nuk ёshtё i tepёrt. Nё PS duhet tё ketё vend pёr tё gjithё dhe pёr ҫdo kontribut.
Partia Socialiste nuk ёshtё pronё e asnjё personi tё veҫantё. Ajo nuk mund tё sillet si parti totalitare, ёshtё parti elektorale. Nuk mund tё ecim me teoritё konspirative tё armiqve qё devijojnё nga vija e udhёheqjes! Ky ёshtё njё nga argumentet mё tё shpeshtё tё pёrdorura kёto ditё si mjet presioni mbi veprimtarёt e partisё. U thuhet rёndom se takimet e Kokёdhimёs nuk pёrputhen me vijёn zyrtare tё partisё! Dua t’u kujtoj kёtyre njerёzve aq tё keqkuptuar se “vija zyrtare e partisё” ёshtё kushtetuta e Shqipёrisё, janё ligjet e vendit, e drejta e popullit tonё pёr tё jetuar i lumtur nё njё vend tё pavarur e sovran, ёshtё statuti i partisё, demokracia e shёndoshё brenda strukturёs politike dhe e drejta e patjetёrsueshme e socialistёve tё thjeshtё dhe e qytetarёve tё vendit qё tё ndihen tё pёrfaqёsuar nё qeverisje e nё vendimmarrje dhe jo si deri tani, tё harruar e tё pёrbuzur. Janё shumё tё mjerё ata qё pёrdorin ca ҫapaҫulё tё palexuar tё provincёs, qё thonё se socialistёt janё kundёr meje apo, se takimet e mia me ta, e pёrҫajnё partinё. Kush thotё se Kokёdhima nuk ёshtё i PS-sё pёrpiqet t’ju manipulojё e pёrdorё. Askush nuk ka punuar dhe nuk ka investuar sa unё pёr socialistёt dhe qytetarёt e Shqipёrisё kёto tre vite e gjysёm nё politikё. Ata qё thonё gjёra tё tjera nuk udhёhiqen nga interesat e socialistёve, por nga interesat e njё grushti njerёzish qё i shfrytёzojnё socialistёt e thjeshtё dhe nuk i respektojnё ata.
Takimi ynё ёshtё njё sinjal i qartё. Qytetarёt dhe socialistёt e bazёs po zgjohen dhe po ndёrgjegjёsohen pёr tё drejtat e tyre, ata duan tё marrin nё dorё fatet e vendit, tё demokratizojnё partinё, tё kontrollojnё e tëdemokratizojnё qeverisjen dhe tё pёrmirёsojnё rrёnjёsisht ekonominё dhe kushtet e jetёs. Prandaj kёtё lёvizje nuk mund ta izolojё askush. Socialistёt e dinё mirё se kush ёshtё i majtё e kush ёshtё renegat i sё majtёs. Ata e dinё mirё se unё jam socialist me gjak, me rrёnjё e me bindje. Nuk do ta tradhёtoj kurrё tё majtёn, nuk do tëshkoj nё parti tjetёr. Do tё vazhdoj punёn me durim e vendosmёri pёr rindёrtimin e tё majtёs shqiptare. Do tё punoj nё Partinё Socialiste. Nuk do tëkrijoj parti tjetёr.
Nё tre vitet e mia si deputet i Qarkut Vlorё jetova me njerёzit e thjeshtё tё bazёs, me qytetarёt e socialistёt e shumёvuajtur tё kёtyre anёve. Takova mijёra persona dhe i dёgjova personalisht, u mёsova emrat, pёrbёrjen familjare, historitё e jetёs dhe problemet qё kanё. Krijuam njё rrjet me 15 zyra qё tё prisnin e ndihmonin njerёzit gjithё kohёn. Ndёrmjetёsuam e trajtuam dhjetёra mijёra ҫёshtje dhe zgjidhёm e ndihmuam mijёra njerёz pёr nevoja nga mё tё ndryshmet. E ҫuam zёrin e tyre nё ҫdo instancё tё lartё tё shtetit dhe tё qeverisё dhe bёmё avokatinё e pashembullt e tё vendosur tё kёtyre banorёve nё tё gjitha institucionet. Iniciuam qindra projekte dhe dhjetra programe investuese pёr zhvillimin e zonёs. Nё gjithё kёtё komunikim tё madh hartuam projektin pёr ta bёrё mё njerёzore e mё tё mirё Partinё Socialiste dhe qeverisjen e vendit. Nё tetё muajt e fundit tё mandatit tim si deputet drejtova punёn dhe reformimin e Partisё Socialiste nё rajonin Vlorё-Gjirokastёr.
Partia Socialiste ishte nё njё gjendje tё falimentuar tё strukturёs politike, ishte e mbuluar nga fiktiviteti, e marrё peng nga njё grusht njerёzish, me OS pa anёtarё dhe me kryetarё tё pёrjetshёm, qё nuk zgjidheshin, por e kishin OS-nё si pronё personale. Askush nuk depёrtonte dot nё OS-tё e tyre. Pёrgjithёsisht, asambletё e PS-sё ishin tё kontrolluara nga kryetarёt e bashkive e komunave. Kёto asamble nuk luanin asnjё rol pёr t’i dhёnё mbёshtetje, vlerё dhe forcё opinionit tё gjerё tё qytetarёve dhe socialistёve tё bazёs. Kryetarёt dhe funksionarёt e partisё ishin edhe sekserёt kryesorё tё tё mirave tё pushtetit. Asnjё profesionist e zyrtar nuk kishte partia, asnjё regjistёr tё zgjedhёsve, asnjё raport nuk prodhohej, nuk kishte rekorde tё antarёsisё dhe as bazё tё dhёnash. Njё strukturё politike e shpartalluar, qё nuk garantonte asnjё tё drejtё statutore tё antarёsisё. Qytetarёt nuk kishin asnjё derё hapur.
Ne udhёhoqёm njё punё kolosale ku u angazhuan mijёra vetё. Rindёrtuam strukturёn politike. E hapёm dhe shumёfishuam partinё. Nё rajonin Vlorё-Gjirokastёr u bёnё 16 mijё pranime tё reja. U mbush partia me tё rinj e tё reja dhe me gra e vajza. Pёr herё tё parё pas kaq vitesh tё rrёnimit organizativ tё kёsaj partie u bёnё zgjedhje statutore. U ndёrtua struktura rajonale dhe u trainuan shumё njerёz tё cilёt plotёsuan bazat e tё dhёnave me rreth 50 rekorde pёr ҫdo simpatizant e anёtar tё Partisё Socialiste. Nё ndihmё tё qytetarёve punonin rreth 50 persona gjithё kohёn. Pёrpunoheshin e trajtoheshin 20 deri 30 mijё komunikime nё muaj. Ishte diҫka e jashtёzakonshme. Ishim pranё ҫdo qytetari. Njerёzit e pёlqenin kёtё. Kudo flitej pёr Partinё Socialiste.
Qёllimi ynё ishte tё arrinim qё ҫdo qytetar tё mos ndihesh vetёm, asnjё njeri tё mos abuzohej nga zyrtarёt e institucioneve, tё krijonim njё mjedis demokratik nё parti dhe tё zhduknim korrupsionin dhe sekserёt e kullotave, hipotekave, legalizimeve etj, aritёm t’u jepnim mbёshtetje tё gjithё njerёzve nё nevojё, pёr ta bёrё mё tё mirё jetёn e tyre. Ja dolёm tё eleminonim plotёsisht emёrimet me pagesё, i bёmё tё strukeshin nё strofull zyrtarёt e koruptuar, u eleminuan emёrimet nepotike, me diploma false apo pa meritё. Askush, as deputetёt dhe as kryetarёt e partisё nuk kishin mё akses personal nё emёrime. Kjo histori e shёmtuar shumёvjeҫare u vu nё shinat e duhura nё kontekstin historik qё kalojmё. Nga njё proces emёrimesh personale nga deputetёt dhe kryetarёt e partsё qё ishin njerёz pa asnjё aftёsi e kompetencё, ky u kthye nё njё proces lobimi, qё pёrgatitesh nga profesionistё, me njё metodё shumё transparente e me feedback tё gjerё nga publiku dhe qё vendimet merreshin kolegjialisht nga shtabi i rajonit ose nga Kёshilli Koordinativ i qarkut pёrkatёs. Reforma ishte gjithёpёrfshirёse, nuk pёrjashtoi askёnd.
Kam dёgjuar shumё herё tё thuhet se u pёrjashtuan tё vjetrit. Ky ёshtё njё spekulim i madh i armiqve tё egёr tё kёsaj reforme. Ne vendosёm orientimin, qё nё krye tё OS-ve tё zgjidheshin tё rinj e tё reja deri nё 40 vjeҫ. Por edhe nё rastet kur nuk u lejuan tё konkuronin ata qё kishin nga 20 e ca vjet kryetarё tё OS-ve tё atrofizuara e fiktive, u zgjodhёn fёmijёt ose nipёrit e tyre. Qёllimi ynё ishte ta rinonim partinё dhe tё mbillnim njё kulturё tё re. Ishte diҫka shumё e drejtё. Nuk u lejua tё konkuronte Artan Ҫakёri, por konkuroi dhe fitoi mbesa e tij Briseida Ҫakёri, u pengua Rami Troci, por fituan nipёrit e tij, Ilir Troci e mё pas Klodian Troci, u skualifikua nga gara Fariat Kosova, por fitoi nё tё njёjtёn OS djali i tij, Oltjan Kosova. Xhevdet Sulaj u zёvendёsua nga djali i tij Melser Sulaj, nё vend tё Halim Dervishit qё u largua nga kryetar OS-je, fitoi djali i tij Iriald Dervishi, nё OS-nё e Ujit tё Ftohtё u tёrhoq Memush Saliaj, por konkuroi mbesa e tij Silvana Saliaj qё u zgjodh sekretare, Klevis Zahoaliaj u zgjodh nё vend tё babait tё tij, Sotir Zahoaliajt etj.
Armiqtё e kёsaj reforme ishin ata qё nuk donin tё ndryshonin gjёrat, ata qё e kishin shaluar pushtetin dhe Partinё Socialiste pёr interesa tё tyre, deputetё, kryetarё apo funksionarё partie, kryetarё bashkish apo drejtorё institucionesh, ata qё pёrfitonin nga rendi i mёparshёm i funksionimit tё gjёrave, ata qё mendojnё se ҫfarёdo qё t’i bёjmё e sido qё t’i sillemi, populli s’ka nga ja mban sepse, derisa pёrballё nesh ёshtё Berisha, zgjedhjet do i marrim pёrsёri. Kjo ёshtё njё sjellje dhe mendёsi e urryer. Nga kjo mendёsi Partia Socialiste iku nga pushteti nё 2005-ёn, nga kjo mendёsi rrezikon seriozisht tё largohet pёrsёri.
Ne punuam nё kushte shumё tё vёshtira dhe nё afate tmerrёsisht tё ngushta. Prandaj e kam thёnё shumё herё se ajo qё bёmё nuk ishte e pёrkryer, nuk ishte e pёrsosur, ishte thjesht madhёshtore!
Unё e kam bёrё pasurinё time me punё e sakrifica tё panumёrta, pa mashtruar e vjedhur, por me ndershmёri e nё pёrputhje me ligjet, nuk jam si politikanёt e kastёs drejtuese qё erdhёn nё politikё pa brekё dhe u pasuruan me korupsion, me krime e trafiqe apo duke vjedhur popullin tonё tё varfёr. Do i pёrdor tё gjitha dijet, aftёsitё dhe pёrvojёn time tё gjatё nё punё, pёr tё mirёn e qytetarёve tё vendit, pёr tё bёrё ekonomi pёr popullin, pёr tё ndёrtuar shpresёn dhe besimin dhe pёr t’u dhёnё shanse e mundёsi njerёzve dhe tё rinjve nё Shqipёri, qё tё ndёrtojnё jetёn dhe suksesin e tyre nё tokёn tonё.
Nё gjithё sjelljen time si deputet u kam qёndruar besnik zgjedhёsve dhe nuk kam bёrё asnjё shkelje. Asnjё shkelje tё vetme ligji nuk kam bёrё nё jetёn time si qytetar dhe si sipёrmarёs. Procesi kundёr mandatit tim pёrmes Gjykatёs Kushtetuese ishte tёrёsisht politik. Tё majtёt e pёrdorёn si mbulesё urrejtjen politike patologjike, qё ka Berisha kundёr qёndrimeve tё mia. Ishin antireformatorёt e majtё ata qё e goditёn pabesisht mandatin tim nё Kushtetuese.
Ajo qё ndodhi nё Vlorё-Gjirokastёr pasi u hoq mandat im, ishte shpёrbёrja e reformёs dhe institucioneve tё saj. U mbyll struktura rajonale, u rikthyen ҫifliqet e zyrtarёve, tё deleguarve dhe kryetarёve tё partive. Tani drejtorёt nё Qarkun e Vlorёs i emёrojnё kryetarёt e partisё. Prandaj bёhen drejtorё shokёt e kryetarёve tё partisё. Ky ёshtё njё krim ndaj institucioneve tё shtetit. Kjo do tё vazhdojё tё paktёn pёr aq kohё sa kёta kryetarё tё pёrdoren si vegla qorre kundёr lёvizjes tonё pёr reformimin e Partisё Socialiste. Pastaj do i flakin pa asnjё hezitim.
Kam mёsuar se duan tё shpёrbёjnё edhe OST-tё. Kёto janё realitete politike statutore. Ato i shёrbejnё pёrmirёsimit cilёsor tё debatit politik dhe tё ekspertizёs nё parti, grupeve tё interesit pёr t’u pёrfshirё nё hartimin e politikave, apo pёr tё lobuar pёr ҫёshtje tё caktuara, nxitjes sё inteligjencёs sё kualifikuar pёr tё marrё pjesё aktivisht nё strukturat dhe forumet e partisё.
Thelbёsore pёr t’u nёnvizuar nё gjithё kёtё histori ёshtё se reformimi i Partisё Socialiste nga lart nuk ёshtё i mundur. Nuk ka vullnet pёr ta reformuar Partinё Socialiste nga lart. Madje nё Shqipёri nuk ka vullnet pёr tё reformuar asnjё parti politike. Pa demokratizuar partitё politike, nuk mund tё demokratizohet qeverisja dhe nuk mund tё pёrmirёsohet ajo. Pa reformuar partitё politike, nuk mund tё reformojmё sistemin politik dhe nuk mund tё dalim nga ky mjerim e depresion ku jemi sot.
Partitё politike nё Shqipёri, janё autokratike, nuk kanё standarde, kulturё funksionale e demokraci tё brendshme. Fatkeqёsisht edhe Partia Socialiste nё kёto vite nuk i pёrmirёsoi standardet e saj si parti politike moderne, por i pёrkeqёsoi dukshёm e nga viti nё vit ato, duke shkuar paradoksalisht gjithnjё e mё shumё, drejt bashkёsive parapolitike. Nё vend qё Partia Socialiste tё bёnte qё partitё e vogla aleate ose bashkёsitё parapolitike shqiptare, tё ktheheshin nё parti politike, tё adaptonin standarde, tё motivoheshin pёr tё rritur e pёrmirёsuar kapacitetet e tyre, dhe mё sё fundi tё detyroheshin me ligj pёr t’u reformuar, ndodhi e kundёrta. Do tё duhej p. sh. , qё partia ҫame qё hyri nё koalicion me PS-nё tё bёhej si Partia Socialiste e supozuar, por nё tё vёrtetё ndodhi e kundёrta: Partia Socialiste u bё si partia ҫame. Ajo po shkon gjithnjё e mё shumё drejt njё bashkёsie parapolitike, qё nuk funksionon me rregulla, nuk garanton tё drejtat e anёtarёsisё pёr t’u zgjedhur e pёr tё zgjedhur, nuk ka debat e ekspertizё, njerёzit emёrohen nga lart, nuk zgjidhen nga poshtё, partia ёshtё e mbyllur, drejtuesit nuk japin llogari dhe nuk kontrollohen nё asnjё formё nga ata qё i zgjedhin, kasta drejtuese shkёputet nga baza dhe vetёm e shfrytёzon bazёn e partisё dhe elektoratin, por nuk e shёrben dhe nuk e pёrfaqёson atё.
Mbyllja dhe mungesa e demokracisё sё brendshme, mungesa e konkurencёs dhe e standardeve nё partitё politike ka bёrё qё Shqipёria, nё kёto 25 vjet tё vuajё nga Tirania e Skamjes dhe e korrupsionit dhe tё mos pёrmirёsohet. Duhet ta kuptoni se nuk e zhvillojmё dot ekonominё dhe mirёqenien nёse nuk pёrmirёsojmё e demokratizojmё qeverisjen. Nuk e pёrmirёsojmё dot qeverisjen nёse nuk demokratizojmё partitё politike, nёse nuk reformojmё Partinё Socialiste. Pra nёse nuk e demokratizojmё Partinё Socialiste, kёtu do tё vazhdojё tё sundojё korrupsioni e varfёria, njerёzit do jenё tё papunё e tё mёrzitur, ata qё do punojnё gjithashtu do shpёrblehen pak dhe familjet e tyre nuk do jenё tё lumtura, rinia do e braktisё Shqipёrinё edhe mё shumё, qytetarёt do jenё po aq tё pashpresё sa sot. Ndryshe, nёse nuk e demokratizojmё, reformojmё e modernizojmё Partinё Socialiste, nёnkupto tё gjitha partitё politike nё Shqipёri, Vlora dhe Shqipёria do vazhdojё tё pёrmbytet, fermerёt dhe blegtorёt nuk do tё pёrfitojnё dot mbёshtetje, politika tё favorshme dhe subvencione dhe do e kenё tё pamundur tё jetojnё si duhet, kudo do tё sundojё papunёsia dhe njerёzit do vuajnё nga sёmundjet dhe uria. Po nuk e demokratizuam dhe reformuam Partinё Socialiste, pёrndryshe tё gjitha partitё e tjera politike, parlamenti do tё kontrollohet nga mafia e hashashit, qeveria dhe institucionet kushtetuese po ashtu, nё qeverisje e institucione do ketё me shumicё kusarё e servilё tё paaftё, budallenj e tё pashpirt, deputetё e zyrtarё tё urryer nga populli dhe do tё vazhdojё, edhe mё shumё se sot e nё tё shkuarёn, tё ketё njerёz, qё e blejnё me shuma tё paarritёshme tё drejtёn pёr tё kandiduar pёr deputet, kryetar bashkie, drejtor institucioni, tё drejtёn pёr tё punuar mёsues, infermier, zyrtar etj.
Ja pse ata qё luftojnё kundёr reformimit dhe demokratizimit tё vёrtetё tё Partisё Socialiste, mendo tё gjitha partitё e tjera politike, luftojnё me bukёn e gojёs kёtё popull, qё nuk po duron dot mё, mbajnё gjallё mjerimin, papunёsinё, eksodin, injorancёn, padrejtёsinё, vjedhjen dhe vrasjen e qytetarёve. Ja pse armiqtё e demokratizimit dhe reformimit tё Partisё Socialiste, afёrmendsh edhe tё partive tё tjera politike, nuk janё as mё shumё e as mё pak, por vetё armiqtё e qytetarёve tё Shqipёrisё. Ja pse, mё nё fund, zhvillimet e brendshme tё partive dhe problemet e demokratizimit tё tyre, nuk mund tё konsiderohen thjesht punё tё brendshme tё drejtuesve tё partive. Ato janё problem tё interesit tё gjerё publik.
Partitё politike nuk janё SH. P. K. -tё e kryetarёve. Partia Socialiste ёshtё aset kombёtar dhe kapital i ҫmuar politik, ajo nuk ёshtё plaҫka dhe as pengu i njё grushti drejtuesish, ёshtё partia e socialistёve tё thjeshtё dhe qytetarёve tё vendit, pёrmes sё cilёs, ata duhet tё pёrfshihen nё politikёbёrje e nё qeverisje, tё pёrfaqёsohen nё institucione, tё kontrollojnё pushtetin qё prodhojnё.
Marrёdhёnia e qytetarёve dhe militantёve tanё me Partinё Socialiste, ma do mendja, aq mё shumё edhe e militantёve respektivё me partitё e tjera politike, nuk ёshtё njё marrёdhёnie e dashurisё idilike.
Partia Socialiste ka njё ushtri tё papёrsёritshme mbёshtetёsish e militantёsh besnikё. Ata janё njerёz tё mrekullueshёm, luftёtarё tё vendosur dhe patriotё tё pashoq, njerёz tё virtytshёm, modestё e tё sakrificёs. Jam i privilegjuar dhe i lumtur qё kam njohur me mijёra prej tyre dhe qё kam luftuar kёto tre vite e gjysёm krah pёr krah me ta, pёr tё fituar absolutisht tё gjitha betejat qё bёmё nё emёr e nё nderin e Partisё Socialiste. Shumё pak nga kёta socialistё pёrfitojnё nё mёnyrё tё drejtpёrdrejtё e nga fakti qё janё socialistё, vende pune e tё mira pushteti. Ushtria e gjerё e mbёshtetёsve dhe militantёve tё partisё tonё kёrkon kushte mё tё mira jete pёr vete e pёr familjet e tyre, pёrparimin e atdheut dhe tё ekonomisё sё vendit, ata duan njё shoqёri tё drejtё e njё Shqipёri normale, nuk duan kastat qё i manipulojnё e i shfrytёzojnё, duan zyrtarё tё pёrgjegjshёm e tё aftё, duan njerёz punёtorё e tё menҫur nё punёt e shtetit dhe nё drejtimin e vendit. Ata nuk duan tё mbёshtesin verbёrisht askёnd. Nё radhёt e tyre ka mёrzitje e zhgёnjim.
Fakt ёshtё se nё ҫdo dy vjet, qё testohet mbёshtetja elektorale, Partia Sociliste rezulton mё e vogёl se dy vjet mё parё. Si mund ta rindёrtojmё besimin e mbёshtetёsve tanё ndaj Partisё Socialiste?Kjo nuk bёhet duke u pёrpjekur t’i manipulojmё me fushata mediatike. Nuk do tё arrijmё asnjё sukses duke ju bёrё lavazh truri zgjedhёsve dhe militantёve tanё. Jo, kjo nuk do ta ndalё reduktimin, tkurrjen dhe zvogёlimin e Partisё Socialiste. N. q. s. nuk marrim masat e nevojёshme, nё zgjedhjet e ardhshme ne do humbasim akoma mё tepёr forcёn dhe ndikimin elektoral. Me tezёn se po bёjmё shtet, nuk bindim dot njeri. Askush nuk na beson se po bёjmё shtet kur, nё gjithё qarqet e bashkitё e vendit, nё krye tё ekonomisё kriminale dhe tё trafikut tё marijuanёs, qёndrojnё funksionarёt e Policisё sё Shtetit.
Pёr ta ndalur gёrryerjen e besimit tё popullit te Partia Socialiste duhet demokratizimi i partisё, i sinqertё, jo me gjoja. Reformimi dhe demokratizimi i vёrtetё do e shpёtojё Partinё Socialiste nga largimi nё opozitё dhe nga tkurrja.
Disa herё e kam shpjeguar se marrja e PDIU-sё nё koalicion ёshtё e panatyrshme dhe e panevojshme. Madje ёshtё e gabuar. PDIU nuk sjell nё parlament asnjё vlerё tё shtuar pёr tё majtёn e bashkuar qё ka 85 mandate. Drejtuesve tanё ju duhet kjo lёvizje pёr tё kompensuar pozitёn e humbur tё Partisё Socialiste nё elektorat. Drejtuesit tanё mendojnё tё ruajnё peshёn e koalicionit duke joshur e shpёrblyer aleatё tё rinj me pushtet e poste pune, por nuk mendojnё si tё ruajnё dhe tё rrisin ndikimin elektoral tё Partisё Socialiste. Gjёja e duhur ёshtё tё ruajmё peshёn e koalicionit tё sё majtёs sё bashkuar duke rritur dhe forcuar Partinё Socialiste.
Kjo sigurisht nuk mund tё bёhet pa i dhёnё fund kulturёs sё tradhёtisё, intrigave, pёrҫarjeve e luftёrave tё paprincipta brenda familjes sonё politike. Kёto vese tё ulёta duhet t’ia lёnё vendin solidaritetit e bashkёpunimit tё sinqertё. Unё nuk kam bёrё luftёra personale ndaj askujt, as nuk do bёj ndonjёherё. Do tëvazhdoj tё punoj, si deri tani, pёr qytetarёt dhe pёr vendin. Do tё bashkёpunoj pёr tё mirёn e qytetarёve edhe me ata qё komplotuan kundёr mandatit dhe pёr eleminimin tim politikisht. Ndёrkohё dora ime do tё jetё vazhdimisht e shtrirё pёr Edi Ramёn dhe pёr ҫdo person nё PS qё dёshiron tё bashkёpunojё pёr demokratizimin, forcimin dhe bashkimin e partisё nё shёrbim tё qytetarёve dhe socialistёve tё bazёs e tё pёrparimit tё vendit.
Ky reformim i Partisё Socialiste mund tё kryhet vetёm nё dy rrugё, me ligj dhe nga poshtё, nga baza e partisё. Me ligj do tё thotё qё parlamenti tё modifikojё ligjin pёr partitё politike, pёr tё garantuar standartet e demokracisё sё brendёshme tё partive politike nё nivelin e standardeve mё tё mira tё partive politike nё Europё. Nё Bashkimin Europian tashmё ёshtё depozituar njё projektligj pёr tё reformuar partitё politike. Edhe nё parlamentin Italian ka ndodhur e njёjta gjё qё nё pranverё tё kёtij viti.
Me kёtё rast, dёshiroj t’i bёj thirrje inteligjencёs sё vendit qё tё angazhohet seriozisht nё ndёrgjegjёsimin e opinionit publik dhe institucioneve politike pёr tё reformuar partitё politike, me qёllim qё ato tё mos menaxhohen si banda dhe tё dalin nga gjendja e tyre e organizimeve parapolitike. Pa kёtё hap nuk do marrim dot rezultatet qё presim nga asnjё reformё tjetёr. Nuk mund tё flasim pёr qeverisje tё mirё, kur partitё qё qeverisin shtetin, nuk qeverisin drejt veten e tyre.
Rruga tjetёr ёshtё lёvizja politike qё po zhvillojmё brenda Partisё Socialiste e nga poshtё. Kjo ёshtё lёvizja e socialistёve tё thjeshtё, e atyre socialistёve qё e kuptojnё se sa e rrezikshme dhe e vёshtirё ёshtё situata e vendit dhe e popullit tonё. Kjo nuk ёshtё lёvizje e elitave, ёshtё lёvizje e njerёzve qё ndihen tё papёrfaqёsuar, tё pёrdorur e tё nёpёrkёmbur e atyre qё ndihen tё vjedhur e tё shkelur nga kastat sunduese tё kёtij tranzicioni. Nё ҫdo bashkёbisedim ne e plotёsojmё programin e lёvizjes tonё politike me idetё, propozimet dhe sugjerimet e anёtarёve tё thjeshtё tё partisё, deri sa t’i japim formё tё plotё. Programin e plotё tё lёvizjes tonё politike do ta bёjmё publik, pikёrisht nё Vlorё, nё njё takim tjetёr nё fund tё janarit.
Do tё ndalem pak ҫaste te propozimi i parё qё ka lidhje me mёnyrёn e zgjedhjes sё pёrfaqёsuesve, kandidatёve pёr deputetё. Kjo ёshtё njё nga pikat mё tё nxehta tё debatit qё kemi hapur. Sot ne do prezantojmё draftin e parё tё njё projekti tё zgjedhjeve paraprake tё kandidatёve pёr deputetё, ose tё Primareve nё Partinё Socialiste.
Askush nё Shqipёri nuk ёshtё i kёnaqur me cilёsinё e deputetёve nё parlament. Unё kam njohur mjaft kolegё tё nderuar, burra dhe gra tё respektuar, nё grupin parlamentar tё Partisё Socialiste. Por po ashtu jam shumё i sigurtё se, nё Parlamentin Shqiptar, ka deputetё qё nuk do tё duhesh tё ishin dhe nuk do mund tё zgjidheshin kurrё, n. q. s. do tё kishim njё sistem demokratik tё zgjedhjeve paraprake me votёn e anёtarёsisё sё partisё. Deputetёt, shpeshherё, e kanё zhgёnjyer elektoratin tonё me sjelljet, qёndrimet dhe punёn e tyre.
Partia Socialiste besoj se do tё jetё e para parti politike nё Shqipёri qё do tё aplikojё sistemin e primareve, ose tё zgjedhjeve paraprake. Ky sistem do tё ndihmojё pёr tё demokratizuar partinё dhe qeverisjen e saj. Ҫdo individi qё plotёson kushtet, njё parti demokratike, i krijon mundёsinё tё konkurojё pёrmes njё procesi me integritet, tё ndershёm, tё lirё e tё barabartё. Nё parti duhet tё ketё vend pёr tё gjithё, edhe pёr ata qё nuk i ka qejf kryetari. Nё kёtё mёnyrё duhet tё kenё mundёsinё tё konkurojnё edhe ata qё s’kanё para, edhe ata qё s’janё tё pёrfshirё nё politikё e nё aferat e partive, siҫ janё njerёzit qё vijnё nga shoqёria civile.
Primaret nё PS do tё duhet t’u japin mundёsi deputetёve aktualё dhe figurave tё vjetra nё parti, qё duan tё kandidojnё e tё vazhdojnё tё ushtrojnё pushtet, atyre qё arijnё tё mbledhin firmat e 5 pёr qind tё numrit tё pёrgjithshёm tё zgjedhёsve tё qarkut.
Kudo nё botё po fryn njё erё e re. Kastat sunduese dhe elitat e korruptuara janё diskredituar pёr shkak se nuk pёrfaqёsojnё interesat e qytetarёve tё thjeshtё, i injorojnё shtresat e ulёta e tё mesme tё shoqёrisё dhe pёrpiqen t’i manipulojnё votuesit. Kudo po fiton revolta kundёr kёtyre kastave, qё nuk kanё asnjё ndjeshmёri pёr tё varfёrit dhe pёr tё dobёtit. Ky hendek midis kastёs sunduese dhe popullit dhe midis anёtarёsisё sё thjeshtё tё partive dhe udhёheqjes sё tyre, nё Shqipёri ёshtё mё i thellё e mё brutali qё ekziston. Ekipet qeverisёse ndёrrohen, kasta mbetet po ajo, aq e korruptuar dhe e pamёshirёshme. Jeta e njerёzve mbetet po aq e vёshtirё.
Revolta kundёr Kastёs sё Tranzicionit tonё tё dhimbshёm do tё forcohet e nuk do tё ndalet. Nevojitet pёrtёritja e elitёs politike. Si mund tё pёrtёritet elita politike nёse nuk u jepet e drejta socialistёve dhe qytetarёve tё thjeshtё qё tё zgjedhin pёrfaqёsuesit e tyre deputetё. Kjo elitё do tё pёrtёrijё veten? Ёshtё diҫka qё nuk mund tё ndodhё. Qytetarёt mund ta pёrtёrijnё dhe ndryshojnё me votёn e tyre kёtё elitё.
Primaret e Partisё Socialiste do tё decentralizonin vendimmarrjen dhe pushtetin nga qendra nё bazё. Sistemi miks do tё ishte sistemi mё optimal, pra njё sistem qё pranon nё votim anёtarёsinё e vjetёr dhe tё re, deri nё ditёn e zgjedhjeve paraprake.
Shumё njerёz mё pyesin ngado qё shkoj se si do mundemi t’i realizojmё ndryshimet e dёshiruara pa mbёshtetjen e drejtuesve tё partisё. Unё jam i bindur se tё gjithё socialistёt i duan kёto ndryshime tё patundura te njerёzit dhe socialistёt e thjeshtё tё bazёs. Kam besim tё patundur te rinia nё pёrgjithёsi dhe te rinia universitare nё veҫanti. Ne do ta ftojmё anёtarёsinё dhe qytetarёt e Shqipёrisё tё nёnshkruajnё njё peticion, fillimisht. Kёtё peticion do ua ҫojmё tё gjitha grupeve parlamentare, kuvendit dhe forumeve drejtuesve tё Partisё Socialiste. Unё besoj se ky do merret parasysh. Nёse nuk do merret parasysh ky peticion, atёhere do tё kalojmё nё njё fazё tё re, do tё kёrkojmё referendum nё parti.
Me durim e punё do t’ia dalim. Ne jemi tё vendosur qё ta ndryshojmё situatёn e vendit tonё. Askush nuk mund tё na pengojё. Nuk do tё ikim askund. Jemi nё tё drejtёn tonё. Kryetarёt e partive nuk janё pronarёt e Shqipёrisё. Nuk janё as pronarёt e partive. Populli ёshtё I lodhur e i raskapitur vёrtet, por kur ai dhe rinia e tij vendos tё ngrihet pёr tё drejtat e veta, s’ka fuqi qё e ndalon.