Transmetuar më 06-12-2016, 21:53

Athina është përballur mëe protesta të dhunshme gjatë mbrëmjes së sotme për 8-vjetorin e vrasjes së të riut Aleksandros Grigoropulos, i cili humbi jetën nga dhuna e policisë gjatë disa protestave në kryeqytetin grek.

Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe gurë në drejtim të policisë, ndërsa shumë dyqane e makina të parkuara janë shkatërruar.

Më shumë se 3 mijë policë janë pozicionuar në rrugët e kryeqytetit grek, ndërsa janë shoqëruar 18 persona.

Aleksandros Grigoropulos ishte 15-vjeç kur u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit të vitit 2008.