Transmetuar më 06-12-2016, 19:51

Sot do të zhvillohet ndeshja e tretë për këtë vit ndërmjet dy vëllezërve Taulant Xhaka dhe Granit Xhaka, kur Basel dhe Arsenal takohen në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Taulanti përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se është shumë e vështirë për të luajtur për të tretën herë këtë vit kundër Granitit.

“Hey Basel, djemtë e tu janë kthyer. Ndeshja më emocionale e karrierës është sonte. Të luaj kundër skuadrës ku kam lindur si futbollistë, në stadiumin ku filloi gjithçka dhe për herë të tretë këtë vit kundër vëllait tim më jep një ndjenjë speciale.

Është hera e tretë këtë vit që luaj kundër vëllait tim dhe më besoni, është shumë e vështirë”, shkruan Graniti.