Tema e Apokalipsit, apo shkatërrimi fatal i botës, kuriozon shumë njerëz dhe përherë duan të dijnë se kur do të ndodhë kjo.
Herë pas here dalin informacione që sugjerojnë apokalipsin. Në respekt të religjionit, shumë njerëz janë të qartë se kjo është punë e Zotit.
Në librat e shenjtë qartësohet se janë disa shenja të mëdha e të vogla që tregojnë afrimin e fundit të botës.
Shumë thonë se këto shenja më së shumti janë shfaqur.
Orët e fundit, vjen një e dhënë e re që sugjeron mundësi apokaliptike.
Më 21 gusht 2017, e hënë, do të ndodhë eklipsi i Diellit.
Ky do të jetë një eklips total i Diellit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të lërë vendin në errësirë për disa çaste.
Disa thonë se ky eklips do të shënojë fillimin e Apokalipsit dhe fundit të botës, publikon “Leggo.it” në Itali. Sipas teorisë së lidhur me këtë eklips, kjo datë shënon fillimin e një shkatërrimi shtatëvjeçar ku qytetërimi në të gjithë botën do të përfshihet nga luftërat dhe shkatërrimet kozmike.
Vallë, do të jemi për të disatën herë në një alarm fals? Kështu shpresojmë. /noa.al/