Transmetuar më 05-12-2016, 19:52

Futbollisti i klubit brazilian, Chapecoense, Alan Ruschel, i cili shpëtoi në aksidentin ajror, është zgjuar nga koma.

Babai i futbollistit të mbijetuar nga aksidenti tragjik, ka thënë që Alan nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur.

“Alan është zgjuar nga koma. Ai thjesht kujton që po shkonte për të luajtur në Kolumbi, por nuk i kujtohet asgjë nga aksidenti. I tregova që kanë pësuar aksident. Ai më pyeti se çfarë ka ndodhur dhe se kur do të shkojmë në shtëpi”, deklaroi babai i futbollistit.

“Nuk i kam treguar gjithë historinë sepse ai nuk është ende gati të marrë vesh të vërtetën. Ne i jemi mirënjohës Zotit që e shpëtoi atë dhe jam i lumtur që djali po shërohet”, shtoi babai i Ruschel.

Ai ishte një nga të paktët që i shpëtoi aksidentit ajror.