Transmetuar më 03-12-2016, 17:51

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu, shpreh ngushëllime familjes së Andrea Stefanit për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

Stefani ka qenë një ndër analistët që ftohej shpesh në studion e emisionit ‘Opinion” që drejtohet nga Fevziu.

Fevziu e cilëson humbje të madhe për median shqiptare, largimin nga jeta të Andrea Stefanit.

“Andrea Stefani, gazetar i njohur dhe komentator për një kohë të gjatë në emisionin Opinion ndërroi jetë sot në Romë. Ai luftoi me një sëmundje të pashërueshme që e mori nga të dashurit e tij. Ikja e tij është edhe një humbje për median shqiptare. Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij”, shkruan Fevziu në Instagram.