Transmetuar më 03-12-2016, 15:33

Marka e njohur e automjeteve BMW i ka shtuar serisë së saj një model të ri X7.

BMW X7 do të jetë i madhësisë së plotë të modeleve SUV, me shtatë ndenjëse, ndërsa zyrtarë të kompanisë kanë premtuar se automjeti do të jetë luksoz dhe do të sfidojë markat Range Rover e Mercedes-Benzin GLS.

Blerësit mund të zgjedhin motorin me gjashtë apo tetë cilindra, me diesel dhe benzinë.

Çmimi fillestar i tij do të jetë nga 83 mijë euro, ndërsa do të dalë në shitje në vitin 2018.