Transmetuar më 02-12-2016, 18:43

Emrat e muzikës, më të paguar të vitit që po mbyllet, janë tre, Taylor Swift, grupi “One Direction” dhe Adele.

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift ka arritur të fitojë 170 milionë dollarë amerikanë gjatë 2016.

Grupi “One Direction” korri sukses duket arkëtuar 110 milionë dollarë.

Kurse këngëtarja britanike, Adele grumbulloi 85 milionë dollarë gjatë vitit në vazhdim.

Shifrat i publikoi sot revista “Forbes”.

Ajo thotë se me fitime nga turnetë, regjistrimet dhe kontratat për reklama dhe të ardhura të tjera, 26-vjeçarja Swift e ka siguruar titullin e muzikantes më të paguar në botë.

Taylor Swift ka siguruar një bruto fitim prej mbi 200 milionë dollarë vetëm në tregun e Amerikës Veriore, me turneun e saj botëror të titulluar sipas albumit, “1989”.