Transmetuar më 02-12-2016, 13:13

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, ka bërë një deklaratë të fortë drejtuar Shqipërisë dhe Turqisë.

Teksa ka vizituar pasditen e djeshme garnizonin ushtarak në Molyvdoskepasti, në kufi me Shqipërinë, Panos Kamenos ka deklaruar se shteti grek nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombëtare.

Lidhur me Shqipërinë, deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për çështjen çame, i cilësoi si sajesa antihistorike.

“Deklaratat e fundit nga Kryeministri Rama duhet të sjellin përsëri në kujtesën tonë se ata për të cilët ai flet ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla. Ne nuk do të pranojë sfida të tilla, ne nuk do të pranojë raporte të tilla, të cilat infektojnë dhe historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha ai, shkruan ‘Kathimerini’.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e Presidentit të Turqisë, Recep Tayp Erdogan i cili kërkoi shfuqizimin e traktatit të Lozanës, duke e cilësuar si provokim.

“Dua të dërgoj një mesazh për të gjithë ata që guxojnë të sfidojnë traktatet ndërkombëtare me deklarata provokuese. Nga njëra anë kemi Turqinë, e cila me deklaratat e saj të përsëritura po përpiqet të minojnë klimën politike. Përgjigja jonë është sipas të drejtës ndërkombëtare, duke mbrojtur sovranitetin kombëtar të vendit”, u shpreh Kamenos./a.y/noa.al