Transmetuar më 02-12-2016, 01:08

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, njëkohësisht, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndryshe nga kryeministri Rama, mendon se droga ëhstë kthyer në fenomen shqetësues në vend dhe duhet luftuar më shumë.

Në një debat televiziv mbrëmjen e së enjtes, të cilin e gjeni të zbardhur më poshtë, z.Meta tha se duhet “të bëhemi të gjithë bashkë për ta luftuar problemin e drogës”.

Ai theksoi se përgjegjësinë për çështjen e drogës “e kemi të gjithë.”

“Në radhë të parë e kanë institucionet e zbatimit të ligjit dhe puna shumë e madhe që duhet të bëhet për koordinimin midis tyre. Kjo shprehet qartë edhe në raport-progresin e BE-së. Natyrisht në radhë të parë e ka vetë politika që do një konsensus për këtë çështje, sepse ky nuk është një fenomen i ri, pavarësisht nga debati për përmasat,” tha ai.

Meta kujtoi se Lazarati “ka qenë një fenomen i dukshëm i kanabisit dhe për arsye politike është toleruar për një kohë të gjatë, ndërkohë që sot del qartë që në të kaluarën ka pasur edhe shumë zona të tjera, të cilat nuk raportoheshin, sepse në buletinet e policisë, si të thuash nuk ishin publike dhe ka një kundërthënie shifrash dhe raportesh, por një fakt është që kanabisi nuk është një fenomen që lindi sot.“Ky është një problem shqetësues, kritik dhe duhet të merremi të gjithë dhe çdo përpjekje për ta politizuar nuk na ndihmon, të bëhemi të gjithë bashkë për ta luftuar atë,” theksoi zoti Meta.

Kryetari i Kuvendit, në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në “Neës 24” foli dhe mbi Presidencën. Ai deklaroi se nuk ka ndërmend të flasë për kandidaturën e tij për President.

“Çështja e Presidentit është një çështje që do kohë. Nuk ka asnjë kufizim që të bashkëpunojmë me z. Basha për të zgjedhur Presidentin e ri”, tha Meta.

Ndërsa në lidhje me koalicionin Meta tha se do të vendoset në kohën e duhur, duke i anashkaluar deklaratës së mëparshme se vendimi do të merret nga Konventa e LSI.

Po ashtu Meta nuk ka dhënë një përgjigje të mjaftueshme në lidhje me rolin e ri që pritet të marrë në një koalicion të mundshëm PBDU dhe Shpëtim Idrizi. Rama deklaroi sonte se do të ishte një koalicion me tre bashkëkryetarë.

Kryetari i LSI tha se nuk ka asnjë problem që të ketë tre bashkëkryetarë pasi kjo, siç tha ai, shton kolegjialitetin dhe harmoninë në koalicion.

Nga ana tjetër, z.Meta kukoi që të forcohet dialogu politik në vend. Ai tha se në lidhje me reformën ne drejtësi, ka pasur qëndrim shumë të qartë dhe të prerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të bërë çdo gjë që ajo të bëhej me konsensus sepse ky është interesi i vetëm i Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit tha se “përpjekjet tona, dhe të miat personale, kanë qenë të jashtëzakonshme vetëm për një arsye, sepse unë kam qenë i bindur që në qoftë se reforma – këtë po e them edhe sot – nuk do të ishte votuar me konsensus, absolutisht nuk do të kishte rekomandim pozitiv dhe ne nuk e dimë se ku do të ishim sot, në kuptimin e konfliktit politik”.

“Një ligj, Veting-un, nuk e kaluam me konsensus dhe shikojmë se kemi këto probleme, mendoni në qoftë se Kushtetutën nuk do ta kishim kaluar me konsensus,” shtoi ai.

Në lidhje me integrimin evropian te vendit, Kryetari i Kuvendit tha se “kjo është një mazhorancë që me procesin e integrimit europian ka ecur në mënyrë të vazhdueshme dhe konsistente.”

Duke bërë pyetjen nëse kjo mazhorancë mund të bënte më shumë për të forcuar dialogun politik në vend, zoti Meta tha se për të ky është problemi kryesor dhe shtoi se LSI-ja ka bërë përpjekje të vazhdueshme për dialog politik për të gjitha reformat, që nga reforma administrativo-territoriale, ku opozita u vetëpërjashtua me kokëfortësi dhe nuk pranoi asnjë variant.

Në lidhje me politikën e jashtme, Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se Bashkimi Europian e vlerëson. “Shiko progres-raportin, pavarësisht nga idetë që mund të ketë secili,” tha ai. Lidhur me koalicionet, zoti Meta theksoi se është populli shqiptar ai që vendos edhe për to “sepse nuk mund të dalësh kundër vullnetit të qytetarëve shqiptarë dhe të votuesit shqiptar.”

Intervista e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta 

Z. Meta, ju u njohët shkurtimisht reagimet e opinionistëve në studio, cili është qëndrimi juaj për 7 vitet në qeverisje të LSI-së?

Unë mendoj si z. Lubonja që ju e nisët jo thjesht në mënyrë tendencioze, sepse është e drejta juaj dhe unë këtu jam i ftuari juaj, por sipas mendimit tim pak edhe gazetareske, edhe intriguese, edhe pak abuzive. Nuk është e vërtetë se është Ilir Meta që ka vendosur se kush do të qeverisë dhe se si do të qeverisë. Janë qytetarët shqiptarë ata që kanë vendosur dhe Ilir Meta është përpjekur që të lehtësojë në mënyrë sa më korrekte dhe të përgjegjshme vullnetin dhe dëshirën e tyre. 

Përpara se të kalojmë tek vitet në qeverisje së Lëvizjes Socialiste për Integrim, në 2009-n në koalicion me Partinë Demokratike, ku nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër përveç një koalicioni PD-LSI për stabilitetin e vendit për shkak edhe të formulës së rezultatit të zgjedhjeve, pra çdo koalicion PS-LSI nuk prodhonte koalicion, nuk prodhonte mazhorancë.

Nuk duhet të harrojmë se LSI ka lindur si forcë opozitare dhe Ilir Meta është larguar nga pozicioni i Zv.kryeministrit, i Ministrit të Jashtëm, ka krijuar një lëvizje brenda Partisë Socialiste me një platformë, e cila është injoruar. Pastaj ka krijuar një forcë politike e cila për pesë vite ka përjetuar një opozitë mjaft të vështirë.

E rëndësishme është ajo që ka ndodhur…

Ajo që ka ndodhur është që populli shqiptar dha besimin kryesor për Partinë Demokratike në 2009-n dhe Ilir Meta kishte dy zgjidhje: Ose të bënte koalicion me Partinë Socialiste që nuk jepte asnjë lloj qeverie, ose do të përpiqej që të respektonte këtë vullnet dhe të përpiqej që të luante një rol sa më balancues, sa më ekuilibrues. Se sa e ka luajtur, sa kanë qenë mundësitë, këtë jam i hapur ta diskutojmë. E njëjta gjë edhe në rastin e koalicionit me Partinë Socialiste.

Si do të vendosë Ilir Meta dhe LSI-ja më 14 dhjetor për ligjin e mbetjeve? Z. Meta, si do të jetë qëndrimi i partisë suaj, 20 votat tuaja, për këtë ligj që 3 vjet më parë për Kryeministrin e sotëm ishte një vepër e mafies? Pra,  ligji i miratuar nga Sali Berisha….

Nuk besoj se është vendi për të diskutuar se çfarë ishte ligji atëherë apo çfarë është ligji tani. Ajo që mbetet si një shqetësim në vlerësimin tim, pasi unë personalisht nuk jam marrë në mënyrë të thelluar, por njëkohësisht nuk jam edhe një ekspert i fushës së mjedisit, ajo që është e qartë dhe nuk ka nevojë për ekspertizë të tillë, është se procesi i dialogut me grupet e interesit ka çaluar seriozisht. Unë kam pasur rastin të takohem me të dyja palët. Pra, me përfaqësuesit e asaj që quhet industria e ricikluesve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. 

Në radhë të parë, mendoj se vihet re një mosbesim mjaft i thellë jo thjesht për përmbajtjen e ligjit, por në aftësinë e institucioneve shqiptare, në integritetin dhe në seriozitetin e tyre për të respektuar ligjin. 

Gjithashtu, shqetësimi tjetër është se ndoshta ky ligj do të dekurajojë procesin e riciklimit të mbetjeve vendase. Që do të thotë më shumë probleme në të ardhmen për mjedisin për shkak të mostrajtimit të tyre, pra, të mosnxitjes së industrisë së riciklimit, apo të autoriteteve të pushtetit vendor për të trajtuar mbetjet e vendit. Kështu që jemi në një situatë të tillë. Unë mendoj se duhej të ishte bërë një punë shumëpërfshirëse. Njëkohësisht jam i bindur se disa përfaqësues të ricikluesve që unë kam takuar duken njerëz seriozë me investime të cilat mendoj se i duhen ekonomisë tonë edhe si një mbështetje për zhvillimin e bujqësisë, për zhvillimin e eksporteve, pasi arka të domateve, të trangujve, të perimeve dhe të frutave do të ketë gjithmonë. Nuk ka asnjë arsye pse të mos zhvillohet kjo industri. Absolutisht besoj se duhen bërë përpjekje më të mëdha për të bindur të gjitha palët e interesuara, mbi të gjitha opinionin publik, sepse shoqëria civile është një zëvendëse në rastin konkret e pjesës më të preokupuar të opinionit publik, që nga veprime të tilla, nga çdo iniciativë, do të ketë vetëm impakte pozitive për  mjedisin e vendit. Duhen dhënë garanci të forta, përndryshe çdo veprim, ose çdo vazhdimësi në mënyrë të njëanshme, me konflikte, do të kishte probleme jo pozitive edhe sikur ligji të zbatohej në mënyrën më korrekte dhe të mos kishte asnjë impakt, sepse boll është perceptimi negativ dhe vazhdimi i këtij konflikti ku edhe opozita tashmë është përfshirë në krah të pretendimeve të shoqërisë civile, nuk do të ishte pozitiv për vendin, për zhvillimin e turizmit, por do të ishte gjithmonë një objekt spekulimi. 

Ndërkohë ruajtja e mjedisit është një fushë që i kalon interesat e të gjithëve, sepse kemi të bëjmë me shëndetin e njerëzve, të fëmijëve, të të moshuarve, të të gjithëve. Por njëkohësisht këtu kemi të bëjmë me zhvillimin e turizmit, me zhvillimin e bujqësisë, që janë vendimtare për të ardhmen e ekonomisë së vendit. 

Pas miratimit të ligjit, besoj i keni parë kronikat, pas orës 12 të natës në këto fabrika, në mënyrë masive digjeshin plehrat dhe tymosej e gjithë zona përreth.  Këto janë kronika të para në televizionin shqiptar… 

Mund të jetë dhe kështu siç thoni ju. Problemi është se duhet të ndajmë dy gjëra. 

E para, ato lloj industrish, po themi të kartonit, që bëjnë arkat e frutave dhe të perimeve, të cilat janë teknologji moderne, nuk krijojnë asnjë kosto për ambientin me aktivitete që janë të dyshimta, janë të diskutueshme. Për këtë shoqëria civile ka ekspertë, shteti ka ekspertë, ka ekspertë europianë. Pa dyshim është dialogu ai që i zgjidh dhe i sheshon këto gjëra. 

Z.Meta, me sa dëgjova unë, ishte pak ambig në përgjigjen e tij dhe nuk na dha një përgjigje të qartë, sepse është ajo loja e interesave politike, që nuk e dimë ende, e cila flitet, por ama çështja që është në thelbin e vet dhe që ka të bëjë me ndryshimin e politikës në Shqipëri është kjo: kur do të vijnë partitë politikë të punojnë për interesin e shumicës dhe jo për interesat e një pakice, që i ka kapur partitë politike, që i sponsorizon partitë politikë, të cilat e tradhtojnë të gjithë popullin në emër të këtyre interesave të vogla, që lidhen pastaj me korrupsionin dhe me të gjitha gjërat e tjera? 

Unë do të bëj vetëm një ndërhyrje, që është më e shkurtër se herën e parë. Së pari, dua ta siguroj Z. Lubonja se aty ka përfaqësues, që unë do t’i quaj të nderuar. Ata që pashë aty dhe që ishin në takim me mua, për shkak edhe të aktivitetit dhe të punëve që bëjnë dhe do t’i quaja (këta që takova, se mund të ketë të tjerë të mbetjeve) të industrisë së riciklimit, pra i kam takuar për herë të parë, pasi Presidenti e ka kthyer dekretin dhe nuk i kam takuar as në vitin 2012 dhe as përpara se të miratohej ligji.

Kam ndjerë një shqetësim para se të miratohej ky ligj, për të cilin kishte informacion sikur ishin sqaruar këto shqetësimet dhe ishin një ligj i përmirësuar ndjeshëm. Kam ndjekur debatet dhe pretencën e shoqërisë civile dhe kemi kërkuar dhe kemi realizuar një ndryshim në ligj që shoqëria civile ta monitorojë zbatimin e këtij ligji, duke qenë se edhe ata kanë ekspertë. Natyrisht që kjo do të shoqërohej edhe me një mbështetje konkrete më pas, pra të mos mbetej vullnetare për të bërë transparencë dhe për të hequr çdo dyshim, sepse në thelb të këtij problemi, të këtij konflikti mendoj se qëndron mosbesimi për një konflikt, që mund të ishte evituar, në fakt, midis aktorëve të ndryshëm, përfshirë këtu edhe qeverinë, përfshirë edhe grupet e interesit. Cili është qëndrimi im? Qëndrimi tim ia kam thënë kryetarit të grupit tim parlamentar, që, për fat të mirë, është një njeri i ditur edhe në fushën e mjekësisë, edhe të mjedisit. I kam thënë: “Do ta marrësh ti këtë përgjegjësi dhe do të dialogësh vazhdimisht” dhe ai ka qenë vazhdimisht në dialog me këto grupe, në mënyrë që ne të marrim vendimin më të duhur, sepse unë nuk jam që të falimentojë aktiviteti i një njeriu që merret me një industri të riciklimit të kartonëve apo të çdo gjëje që nuk sjell asnjë lloj rreziku dhe asnjë problem për mjedisin, kur është brenda teknologjisë dhe brenda standardeve europiane, që t’i nxjerrim njerëzit nga puna, i cili e ka bërë një fabrikë edhe duke marrë një kredi para disa vitesh pa e ditur se çfarë do të ndodhte me ligjin në vitin 2012, në vitin 2013 apo tani. Kështu që ne mbetemi të vendosur dhe unë, personalisht, kam këtë qëndrim: të ecim drejt një dialogu që i sqaron çështjet dhe jep garanci që ai ligj që do të miratohet, nëse do të miratohet, të sjellë qetësi, të sjellë garanci dhe kurrsesi dyshim, mosbesim apo edhe më rëndë, probleme për mjedisin në mënyrë konkrete.

Ajo që më çudit mua tek e gjithë peripecia e këtij ligji, ose te peripecia e hapjes së debatit për importin e plehrave në Shqipëri, është fakti se partia e z. Meta është e vetmja parti që edhe me demokratët, edhe me socialistët ka votuar që plehrat të hyjnë në Shqipëri. Në një farë mënyre…

Nuk kemi votuar që të hyjnë plehrat. Ligji është brenda direktivave të Bashkimit Europian. Këtu problem është dyshimi nëse ky ligj do të përdoret për të sjellë mbetje të rrezikshme në vendin tonë për llogari të mafies…

Ne po ju pyesim nëse do votohet ose jo….?

Në qoftë se një shtet është i kapur në këtë mënyrë, siç mund të paragjykohet nga dikush, me të drejtë apo pa të drejtë nuk ka rëndësi. Kjo gjë mund të ndodhë edhe sot pa ligj fare. 

Mendoj se problemi kryesor është që duhet të ishte ngritur një dialog i vazhdueshëm me shoqërinë civile.