Transmetuar më 01-12-2016, 11:10

Athinë, 1 dhjetor 2016, NOA.al- Një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur në Athinë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ndodhi në një dyqan në sheshin “Viktoria” të kryeqytetit grek, ku nga të dhënat paraprake dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas shpërthimit të një bombole gazi në një fast food.

Mësohet se një grua është nxjerrë e vdekur nga dyqani, ndërsa gjashtë të tjerët janë dërguar për mjekim në spital.

Nga të dhënat paraprake përjashtohet mundësia e një zjarrvënie të qëllimshme apo sulmi të mundshëm terrorist, duke u përqendruar në pistën e shpërthimit aksidental./a.y/noa.al