Transmetuar më 30-11-2016, 19:50

Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën i cili ndodhet 150 vite larg si dhe është ngritur hipoteza se ka jetë aliene në të.

Super-Toka K2-3d është vetëm 150 vjet dritë nga Toka dhe është një nga planetet më të mundshme që të ketë jetë aliene.

Raportohet se planeti ka një yll të ndritshëm pranë, ujë të lëngshëm dhe një klimë të ngrohtë.

K2-3d është planet ekstra-diellor, është jashtë sistemit tonë diellor dhe deri në vitin 2018 kur të vihet në përdorim një teleskop më i sofistikuar nga ai aktualisht, nuk mund të thuhet asgjë.

Ky planet është 1.5 herë më i madh se planeti ynë dhe rrotullohet rreth yllit të saj ndriçues.