Transmetuar më 30-11-2016, 19:21

Birra Heineken solli një ditë ndryshe për të rinjtë shqiptarë duke organizuar në një mënyrë krejt të veçantë eventin mbyllës të fushatës globale “Jepi formë qytetit tënd”. 8 artistë të rinj shqiptarë u ftuan të ishin pjesë e këtij eventi të cilët hodhën mbi telajo idetë e tyre të shprehura në “graffiti”. I organizuar në qendër të Tiranës, ky aktivitet ju dha mundësinë shumë pjesëmarrësve të shijonin live krijimin e disa punëve artistike me temë ndërtesat karakteristike të kryeqytetit. 

Kuratori i këtij eventi, Franko Dinaj, u shpreh se, arti i të bërit “graffiti” është tendencë në rritje në të gjithë botën dhe si një rrymë e re bashkëkohore po gjen hapësira gjithmonë e më shumë duke depërtuar tek të rinjtë shqiptarë. Ai shtoi gjithashtu se është shumë pozitiv fakti që kompani të ndryshme në Shqipëri po e shohin “graffiti”-n si një mundësi për të promovuar brandet e tyre dhe njëkohësisht për t’iu bashkangjitur tendencave të reja të artit pamor. 

Në shumë vende të botës organizohen aktivitete të mëdha me qëllim që të rinjtë të shpalosin lirshëm idetë e tyre mbi tematika të ndryshme që hasin në jetën e përditshme. 

“Jepi formë qytetit tënd” ishte një fushatë që Heineken e nisi në fillim të muajit Tetor dhe për dy muaj rresht organizoi evente të ndryshme në të gjithë baret dhe lokalet më të mira në Shqipëri. Heineken çdo vit sjell në Shqipëri risitë më të fundit që aplikohen në të gjithë vendet e botës nga ky brand. 

Për të tretin vit, Heineken sjell në Shqipëri fushatën “Cities” duke premtuar edhe shumë surpriza të tjera për vitin e ardhshëm.