Transmetuar më 29-11-2016, 11:32

Këngëtarja serbe Jelena Krsmanovic, për të cilën ishte thënë se ishte vrarë nga një shqiptar, ka dalë që është vrarë nga vjehrri i saj.  

Këtë e kanë konstatuar ekspertët e mjekësisë mjeko- ligjore të Serbisë, të cilët pasi që kontrolluan gjithë shtëpinë e këngëtares gjetën edhe faktet tronditëse, shkruan Express.

Jelen u vra në shtëpinë e saj kurse më pas ishte hedhur në një kanal pranë Borces.

Sipas mediave serbe, Jelena u vra nga vjehrri i saj që kishte probleme psikologjike.

I dyshuari thuhet se e ka pranuar fajësinë dhe ka dhënë deklaratën e tij se pse e ka bërë këtë krim.