Transmetuar më 28-11-2016, 13:10

1. Caroline Daur

Një pallto me ngjyrën më “in” të fundvitit, rozë, e kombinuar me një veshje të zezë e cila i përshtatet më së miri stinës së dimrit.  

2. Kate Sturino

Një pulovër jo shumë e gjerë, ngjyrë portokalli e kombinuar me një palë pantallona me shirita anash.  

3. Vanessa Hong

Për të kapur detajin më cool të momentit, kombinoni një fund të shkurtër lëkure me një t shirt dhe një xhup.  

4. Olivia Culpo

Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e një palltoje klasike dhe një xhinseve blu, shkruan inttv. Kështu look-u juaj merr një nivel krejt tjetër.  

5. Camille Charrière

Një fustan lëkure i zi i kombinuar me një këmishë të bardhë poshtë, ju bën të mos dështoni në kombinim.  

6. Tk Wonder 

Provoni të vishni një xhup të fryrë me ngjyrë të ndezur që t’i jepni stilit tuaj një pamje tjetër.  

7. Negin Misralehi 

Një pulovër e hollë e bardhe e kombinuar me një pallto të hollë gri dhe me një palë pantallona të bardha, ju bën të dukeni shumë cool. Aksesor shtesë, një kapuç i punuar me dorë.