Transmetuar më 26-11-2016, 18:19

Një hije pas këmbëve të një vogëlusheje ka tërhequr vëmendjen e gjithë përdoruesve të internetit në këtë fotografi.

Foto është bërë në një varrezë samurajsh dhe kjo ka bërë që të dalin hipoteza nga më të ndryshmet.

Ajo u postua në rrjet nga një mik i babait të vogëlushes.

Nga shikimi i hollësishëm duket qartë se pas vajzës janë një palë këmbë me çizme, tipike të samurajve.

Kjo ka bërë që njerëzit të mendojnë se aty ka aktivitete paranormale.

Por një tjetër gjë që vihet re është një shirit blu në shpinën e vajzës.

Sipas studiuesve prapa vajzës është shfaqur një samuraji por ai nuk duket për shkak të këndit të fotografimit.

Shumë persona kanë thënë se në foto janë bërë ndërhyrje me fotoshop.