Transmetuar më 26-11-2016, 12:02

Uji mbulon 70 përqind të sipërfaqes së tokës, por a e dini që një pjesë e madhe e ujit qëndron brenda planetit tonë? Sipas studimeve të fundit, sugjerohet se uji ndodhet në thellësi prej 1000 kilometrash.

Shkencëtarët thonë se nëse nuk do të ekzistonte kjo sasi uji, aktiviteti gjeodinamik që shkakton vullkanet nuk do të ekzistonte më dhe si pasojë nuk do të kishte gjenerim të tokës.

Sipas studimit më të fundit nga universiteti shtetëror i Floridas u provua se uji qëndron shumë më thellë nga ç’është menduar deri tani. Megjithëse nuk dihet ekzaktësisht se sa është sasia e ujit, mendohet të jetë sa e gjithë oqeanëve bashkë, sasi uji pa të cilën nuk do të ekzistonte jeta në tokë.