Transmetuar më 25-11-2016, 01:45

Përbërësit

1 gjel deti i pastruar,

250 kg mish viçi i grirë,

250 gr mish derri i grirë,

4 vezë të ziera,

150 gr kaçkavall i thërrmuar,

1 gotë liker,

150 gr Pariser,

150 gr Proshutë Pule,

pak arrëmyshk,

125 ml vaj ulliri,

50 gr gjalp

Përgatitja:

Hiqini me kujdes kockat e gjoksit të gjelit duke u kujdesur që të mos dëmtoni lëkurën.

Përziejini në një tas dy tipet e mishit të grirë, vezët e ziera të thermuara, kaçkavallin, likerin, arrëmyshkun, kripën e piperin.

Reduktoni fije-fije gjoksin e kaposhit, pariserin dhe proshutën pule.

Mbusheni kaposhin pa kocka me një të treten e përzierjes me mishrat e grirë dhe një të tretën e fijeve të mishit të pulës, pariserit dhe të proshutës.

Përsëriteni mbushjen derisa mishrat të mbarojnë.

Qepeni vendin e çarë me një fill transparent.

Lidhini krahët dhe kofshët me spango dhe vendoseni në një tavë për furrë. Hidhini kripë e piper sipas dëshirës dhe plotësojeni me vaj e gjalpë.

Piqeni në furrë të ngrohur më parë në 2000C për rreth 2 orë duke e lagur herë pas here me lëngun e vet.

Më pas lëreni të ftohet për një orë.

Hiqjani kofshët dhe krahët dhe priteni në feta pjesën pa kocka, të cilat vendosini në një pjatancë të lagur me lëngun e pjekjes.

Servireni menjëherë në tavolinë.