Transmetuar më 25-11-2016, 01:42

Përbërësit:

18 feta mish viçi

8 feta sallam Milano

110 gr proshutë në kubikë

150 gr mocarela

1 vezë

1 kokërr domate

50 gr gjalpë

4 lugë pana

konjak

kripë & piper

Përgatitja:

Përzieni mocarelën, vezën dhe 50 g proshutën në kubikë.

Shtoni kripë dhe piper.

Hapni fetat e mishit, shtroni fetat e milanos, pastaj hidhni pak nga përzierja.

Mbështillini duke i rrotulluar dhe fiksojini me kunja druri.

Skuqini në gjalpë duke i rrotulluar me kujdes dhe shuajini me pak konjak.

Vendosini ruletë në një tepsi pjekje të vogël të mbuluar me letër alumini dhe piqini në 1800 C për 10 minuta.

Grini një kokërr qepë me pak vaj ulliri. Pasi të zverdhet qepa shtoni proshutën e prerë në kubikë.

Përziejini disa herë pastaj shtojini domatet e prera ne copa të vogla.

Pasi e shikoni që qepa ka zier në fund hidhini 4 lugë pana, kripë e piper.

Lëreni salcën sa të hollohet dhe fikni zjarrin.

Piqeni në furrë deri sa të krijojë pak kore lart.

Shërbejeni të ngrohtë.