Transmetuar më 25-11-2016, 01:35
Përbërësit:

• 250 ml rikota

• 2 salçiçe (Tradita, Mozaik ose Pikante)

• 180gr bizele të grira

• 120 gr djathë mocarela i grirë

• Brumë pice

• 240 gr salcë e ngrohtë, (domate, qepë dhe erëza)

Përgatitja:

1.Ngrohni furrën me 150 gradë, në një tas mesatar, përzieni rikotën, salsiçet (Tradita, Mozaik ose Pikante), bizelet e ngrira dhe mocarelën.

Spërkateni tavën me pak vaj gatimi, dhe hapeni brumin në formë drejtkëndore. Prite brumin për së gjati në gjysmë dhe formoni 4 pjesë drejtkëndore.

2.Vendoseni 1/4 e mbushjes në njërën nga format drejtkëndore dhe pastaj mbuloje me pjesën tjetër të brumit duke i mbyllur anët.

Përsëriteni të njëjtin veprim me pjesët e tjera të brumit dhe mbushjes.

Piqini kalzonet për 25 minuta ose derisa të marrin ngjyrë të artë përsipër.

Shërbejeni me salcë.