Transmetuar më 24-11-2016, 01:03

Përbërësit:

Patate

Dy vezë

Bukë të grirë

Spinaq

Djathë parmixhano të grirë

Arrëmyshk

Sallam

Gjalpë

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Përgatitja:

Ziejmë fort dhe shtypim patatet.

I përziejmë mirë me vezët dhe djathin parmixhan të grirë.

Rregullojmë shijen e tyre me arrëmyshk, kripë piper dhe pak vaj ulliri.

Në një tigan kalojmë spinaqin me pak gjalpë e kripë.

Në tavën ku do të pjekim tortën, vendosim letër pjekjeje dhe e lyejmë me pak gjalpë dhe bukë të grirë.

Shtrojmë një shtresë nga pureja që përgatitëm me patatet dhe më pas një shtresë të spinaqit.

Vijojmë me një tjetër shtresë të sallamit dhe pak djathë.

Hedhim edhe pjesën e mbetur nga patatet dhe sërish pak bukë të grirë e gjalpë.

E pjekim në 200 gradë për 40 minuta.