Transmetuar më 24-11-2016, 10:10
Foto ilustruese

Prishtinë, 24 nëntor 2016, NOA.al- Një i ri në Prishtinë është rrëmbyer nëpërmjet dhunës nga dy persona që i kanë bërë pritë.

Rreth orës 17:30 të ditës së djeshme, e mërkurë, në rrugën Prishtinë- Podujevë, më saktësisht në fshatin Vranidoll, persona të dyshuar, me dy automjete i kanë bllokuar rrugën autobusit, në të cilin ndodhej I. E., 33 vjeç, i cili është rrëmbyer nga të dyshuarit.

Viktima është futur me forcë nga të dyshuarit, në njërin nga automjetet që kishin bllokuar rrugën, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas sinjalizimit për ngjarjen dhe grumbullimin e informacioneve, policia e Prishtinës ka identifikuar dhe arrestuar dy personat e dyshuar pas mesnate.

Ata janë M.B., 33 vjeç dhe B.B., 29 vjeç, të cilët u dërguan në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Nuk dihen ende shkaqet e rrëmbimit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e tyre./a.y/noa.al