Transmetuar më 23-11-2016, 21:56

Një grua shtatzënë sapo mëson që është në pritje të një fëmije fillon të lexojë gjithfarë informacioni në mënyrë që gjatë kësaj periudhe mos të ketë të papritura. Nëse keni filluar të mësoni gjithçka rreth periudhës më të bukur të jetës suaj dhe fëmijës që mbani në bark, me siguri ende nuk keni lexuar faktet e mëposhtme, të cilat mund t’ju duken tepër të çuditshme.

1. Bebi juaj ka qime në fytyrë, këto qime të holla ndodhen jo vetëm në fytyrë por në të gjithë trupin ndërsa fëmija është brenda uterusit. 2. Fetusi juaj ka një numër shumë të madh kockash (rreth 300), të cilat bashkohen pas lindjes me rritjen. Një i rritur ka 206 kocka. 3. Zemra e bebit është e mahnitshme, ajo fillon të punojë që në ngjizje (muaji 1). 4. Fetusi është në gjendje të qajë, dhe kjo duke filluar nga java e 26-të. 5. Bebi e ndien kur ju qeshni, dhe kjo duke filluar nga java e 32-të, gjë së cilës i përgjigjet me anën e shkelmimeve. 6. Ju mund ta bëni atë të kërcejë, duke filluar nga java e 23-të, shkruan Living.al. Ai mund të trembet nga zhurmat e papritura si për shembull lemza juaj, zilja telefonit etj, te cilat mund edhe ta bezdisin duke e bërë të kërcejë përpjetë. 7. Bebi juaj po mëson një gjuhë, ai fillon të kuptojë intonacionin dhe ritmin e gjuhës së nënës që në barkun e saj. 8. Ai mund të jetë një ëndërrimtar, duke qënë se fillon të flejë që në javën e 4-t të ngjizjes. Fetusi është në gjendje të shikojë ëndërra që në javën e 30-të të shtatëzanisë. 9. Ai nuhat të njëjtat aroma që nuhat edhe nëna, kjo duke filluar nga java e 28-të. 10. Fetusi juaj i ka qejf gjërat e ëmbla, të cilat i shijon duke filluar nga java e 15-të e shtatëzanisë nëpërmjet lëngut amniotik. 11. Fëmja është në gjendje të urinojë, duke filluar nga java e 12-të e shtatëzanisë. 12. Bebi juaj nuk ka gjunjë. Ato zhvillohen rreth muajit të 6-të të jetës.