Transmetuar më 22-11-2016, 20:19

Një fotograf ka kapur me kamerën e tij një ylber të bardhë.

Melvin Nicholson ishte në Rannoch Moor në perëndim të Skocisë, kur zbuloi ‘harkun e mjegullës’ mbi një pemë të vetme.

Ylberët e bardhë janë të ngjashëm me ylberet e rregullta, por shfaqen kur ka mjegull dhe jo shi.

Për shkak se mjegulla ka pikëza të vogla uji, ngjyrat e ylberit janë më të dobëta se zakonisht.

“Sapo e pashë këtë pemë të mrekullueshme të izoluar dhe rrahur nga era e dija se duhej të fotografohej bashkë me harkun e mjegullës. Ishte më shumë se magjike dhe një nga ato ditë që duan shumë kohë të rikthehen,” ka thënë fotografi.