Transmetuar më 20-11-2016, 21:50

Aplikacioni WhatsApp ka raportuar të rejat më të fundit mirëpo risia më e shumëpritur ka qenë thirrja me video.

Në maj disa përdorues kanë pasur mundësinë të provojnë thirrjet me video në këtë aplikacion mirëpo kjo ka qenë si pasojë e disa testimeve të kompanisë.

Tani, kompania e blerë nga Facebook është gati të lëshojë video-thirrjet për të gjithë përdoruesit dhe ditët e ardhshme do të lansojë këtë tipar për iOS, Android dhe pajisjet Windoës.

Me më shumë se një miliardë përdorues, video-thirrjet e WhatsApp do të lidhin njerëzit nga e gjithë bota.