Transmetuar më 20-11-2016, 14:45

Nëse ju pëlqen postimi i një miku në Facebook, shumë shpejt do të mjaftojë të qeshni dhe ata do ta marrin vesh. Kjo pasi Facebook ka blerë së fundmi FacioMetrics, një kompani e cila krijon programeve kompjuterike për njohjen e fytyrës.

Duke skanuar fytyrat e miliona përdoruesve nga e gjithë bota, programi mund të masë reagimet e tyre në bazë të lëvizjes, si përshembull buzëqeshjen për një like.

“Mënyra se si njerëzit komunikojnë po ndryshon dita-ditës dhe efektet e ndryshme i lejojnë njerëzit të shprehen në mënyra të reja zbavitëse e krijuese”, tha një zëdhënës i Facebook për agjencinë e lajmeve AFP.

Kjo risi e fundit mendohet se do ta shndërrojë Facebook në një rival të denjë për konkurrentë si Snapchat.