Transmetuar më 19-11-2016, 20:19

Mediat sociale, email-i, videotelefonatat apo chat-i po përdoren gjithnjë e më shumë nga të moshuarit, gjë që i bën mirë shëndetit të tyre fizik e mendor.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “CyberPsychology, Behavior e Social Networking”, këto shërbime janë “kundërhelmi” i duhur i vetmisë dhe i efekteve negative të saj.

Në studim janë përdorur të dhënat e një mostre përfaqësuese të popullsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përbërë nga 591 të moshuar (mosha mesatare 68 vjeç), nga e cila studiuesit e Michigan State University ekzaminuan avantazhet e përdorimit të shërbimeve si email, Facebook, Twitter, Skype etj.

Më shumë se 95% e pjesëmarrësve u shprehën se ndihen mjaftueshëm ose shumë të kënaqur nga marrëdhënia me teknologjinë, shkruan blitz.al. Përfundimet e këtij studimi përkthehen në avantazh për shëndetin fizik e mendor: vetmia pakësohet, rritet vetëvlerësimi, pakësohen simptomat e depresionit, si dhe për patologjitë kronike si hipertensioni dhe diabeti.