Transmetuar më 18-11-2016, 20:49

Palltoja është e duhura për të qenë sa më ngrohtë gjatë dimrit. Po cilat janë tendencat e këtij viti?

Sapo bien temperaturat, urgjencë është gjetja e një palltoje që të na mbajë ngrohtë. Këtë vit ne modë do jenë modelet e ndryshme për të gjitha shijet nga ato më klasiket tek ato më origjinalet.

Për të gjithë ne që na pëlqen stili dhe moda, sigurisht që do mendojmë çfarë të veshim edhe kur temperaturat janë të ulëta.

Megjithatë kur flasim për palltot, ajo që ngelet OUT këtë sezon janë palltot pas trupit dhe të shkurtra mbi gju, gjithçka që duket e sofistikuar etj.

Ndërkohë ato që janë IN janë të renditura më poshtë. Disa prej tyre janë: pallto me detaj pelushi, pallto prej gëzofi, pallto super të gjata, pallto me kuadrata.