Transmetuar më 16-11-2016, 16:25

Komisioni Evropian njoftoi se zyrtarisht ka propozuar vendosjen e një sistemi informimi për udhëtim dhe autorizim, që kërkon një taksë prej 5 euro, për secilin shtetas të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë që hyn në BE.

Bashkë me pagesën, udhëtarët duhet të plotësojnë një formular, ku do të tregojnë arsyet e udhëtimit dhe adresën se ku shkojnë.

Ky propozim duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian. Këto mund të marrin kohë derisa vendimi të hyjë në fuqi më 1 janar 2020.

Në këtë masë do të përfshihen të gjitha shtetet që u është hequr regjimi i vizave për në BE, ndër të cilat edhe Maqedonia.