Transmetuar më 16-11-2016, 14:21

Revista  People ka publikuar fituesin e çmimit “Mashkulli më i bukur në botë”.

Vitin e kaluar këtë çmim e ka marr David Beckham, ndërsa këtë vit e ka fituar aktori Dwayne Johnsoon, i njohur me nofkën “Shkëmbi”.

Ai është i dashur, i zgjuar dhe mjaft muskulor, ndërsa ne e kemi parë aktorin 44-vjeçar në shumë filma aksion dhe komedi.

Sigurisht që ne do e quanim seksi për trupin e tij të formuar, por ylli i San Andreas u shpreh në intervistë se vetëbesimi është arma e tij më joshëse.

Aktori ka arritur të rrëmbej shumë çmime si aktor, por kësaj radhe listës së këtyre trofeve ju është shtuar edhe titulli “Mashkulli më i bukur në botë”.