Transmetuar më 16-11-2016, 11:14

Format e saj- Kur një mashkull zgjedh një femër e bën sepse e ndjen që është shpirti i tij binjak. Jo vetëm dashuron nga ana mendore por edhe fizike. Për të format e femrave janë më të mirat, ndonëse mund të mos jenë perfekte, ato për të janë unike.

Mënyra e të folurit– Secili ka mënyrën e vetë të të folurit, por mashkulli dashuron edhe formën se si flet partnerja e tij, e cila i tingëllon si melodioze, ndonëse nuk e pranon.

Buzëqeshja– Një shprehje e hershme thotë, “Më thanë që për ta bërë që të dashurohej me mua duhet ta bëja të qeshte, por sa herë që qeshte, dashurohesha unë pas saj”. Kjo gjë është më se e vërtetë. Një mashkull i dashuruar me një femër, dëshiron që ta shikojë të buzëqeshur dhe të lumtur gjithë kohës.

Defektet- Kushdo ka defekte të dukshme ose më pak, por kur një mashkull dashurohet me femrën, për të bëhet fjalë vetëm për një detaj në pamje, por jo si mungesë perfeksioni.

Mënyra se si zgjidh problemet– Për një mashkull partnerja e tij është pika e referimit në momentet më të vështira. Kështu që pëlqen të dëgjojë këshillat e saj, pasi e di që mund t’i besojë 100%.

Spontaniteti- Femrat e jetojnë dashurinë në mënyrë natyrale dhe të lirshme. Nuk ka taktika apo filtra kur dashurohet me gjithë zemër dhe lirshmërinë e saj, mashkulli e vlerëson shumë.

Sytë- Mashkulli krijon një lidhje të veçantë me sytë e partneres shkruan noa.al. Drita e veçantë që shikon në sytë e saj e bën ndryshe nga gjithë të tjerat.

Mënyra se si luan me flokët– Thuhet se mjafton vetëm një veprim për të joshur një mashkull, ndonëse për femrat luajtja me flokët është një gjë normale. Por mashkulli e pëlqen shumë një gjë të tillë, e cila i duket shumë sensuale.

Kontakti fizik- Qëndrimi pranë, përkëdheljet, ose thjeshtë kapja për dore është shumë e rëndësishme në një histori dashurie. Momenti i tij i preferuar? Kur femra mbështet kokën në kraharorin e tij./a.y/noa.al