Transmetuar më 15-11-2016, 22:27

Një gropë prej 30 metra e thellë në Fukuoka të Japonisë, e cila u hap për riparime të një tubi të ujërave të zeza, ka bërë të pamundur kalimin e njerëzve dhe automjeteve, megjithatë kjo nuk zgjati shumë.

Incidenti shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe sinjale të ndërprera të telefonit, gazit dhe furnizimit me ujë, por gjithçka u kthye në normalitet për një kohë të shkurtër, shkruan The Guardian.

Për vetëm 48 orë situate u kthye në normalitet.

Një demonstrim tipik japonez, mjeshtëri dhe efikasitet, ku puna e realizuar në kohë rekord ka mahnitur të gjithë.

Rruga u rihap për trafikun dhe këmbësorët, në mëngjesin e sotëm.

Një foto e rrugës se si ishte dhe si është, është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.