Transmetuar më 15-11-2016, 21:09

Shkencëtari japonez Yoshinori Ohsumi u nderua me çmimin Nobel të mjekësisë për punën e tij në autofagji. Shkencëtari japonez Yoshinori Ohsumi u nderua me çmimin Nobel të mjekësisë për punën e tij në autofagji, shkenca e cila merret me studimin e procesit të degradimit të qelizave dhe riciklimit të elementëve të tyre përbërës.

Mekanizmi i autofagisë përcakton, nëse ka rrezik të sëmuremi nga sëmundja Alzheimer, por edhe nga kanceri. Madje studimi i mëtejshëm i autofagisë jep shpresa se mund të luftohen më mirë këto sëmundje. Profesoresha e gjenetikës, Anna Wedell, anëtare e jurisë së Nobelit është shprehur në intervistë për Dpa-në se ka pasur të dhëna që "një menakizëm i tillë ekzistonte, por ne nuk e kishim kuptuar se si funksiononte, dhe nuk e dinim, nëse ky ishte mekanizmi i duhur." Autofagia mund të ndihmojë edhe në përcaktimin e sëmundjes Parkinson. Por çfarë është mekanizmi i autofagisë? Ja shpjegimi nga fondacioni Nobel.

“Ne dimë se autofagia kontrollon funksionet e rëndësishme fiziologjike, ku përbërësit qelizorë duhen degraduar dhe ricikluar. Autofagia mund të ofrojë energji me shpejtësi dhe të ndërtojë blloqe për rinovimin e përbërësve të qelizave, ndaj dhe është thelbësore për përgjigjen e tyre ndaj urisë dhe llojeve të tjera të stresit, shkruan Shije. Pas infektimit, autofagia mund të eliminojë bakteret e dëmshme dhe viruset ndërqelizore. Autofagia kontribuon në zhvillimin e embrioneve dhe diferencimin e qelizave. Këto të fundit e përdorin autofaginë edhe për të eliminuar proteinat e dëmtuara dhe strukturat e tjera, një mekanizëm kontrolli cilësie që është kritik për reagimin ndaj pasojave negative të plakjes. Ndërprerja e autofagisë është e lidhur me sëmundjet e Parkinsonit, diabetin e tipit 2 dhe çrregullime të tjera që shfaqen në moshën e avancuar. Mutacionet në gjenet autofagike mund të shkaktojnë edhe sëmundje gjenetike. Problemet e hasura në makinerinë e autofagisë lidhen edhe me kancerin. Kërkimet e thelluara janë duke vijuar për të zhvilluar kurat që mund të prekin autofaginë në sëmundje të caktuara”.