Transmetuar më 15-11-2016, 11:09

Ish Prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, thotë se misioni i EULEX-it në Kosovë është duke vepruar në mënyrë ilegale.

Në intervistën për gazetën “Bota sot” në Prishtinë, Bamieh po ashtu hedh dritë mbi lidhjet politikanëve të Kosovës, me krerët e Misioneve të huaja, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur, korrupsionin që sipas saj mbizotëron në EULEX. “Krerët e misioneve kanë marrëdhënie të ngushta me politikanët e Kosovës. Dhe këto lidhje mes tyre janë jo vetëm të biznesit, por përfshijnë këtu edhe shumë ndërveprime të ngushta shoqërore. HOM (Bern) Borchardt ishte një mik i ngushtë personal i Bujar Bukoshit”, ka thënë ndër të tjera Bamieh.

Raporti i Brukselit mbi trajtimin e akuzave tuaja për korrupsion brenda misionit të sundimit të ligjit të BE-së në Kosovë nuk vërtetoi se kishte fshehje faktesh. Është i qëndrueshëm ky raport sipas jush? A jeni ende të pakënaqur me këtë raport?

Nuk mund ta fajësoj arsyetimin mbi përmbajtjen e këtij dokumenti, sepse si duket nuk u gjetën fakte për të mbështetur Florim Hasanin. Megjithatë, pse do duhet që ai të gënjente. Ai nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë. Gjithsesi në lidhje me këtë hetim të z. Françesco Florit duhet të hetohen të paktën për 5 çështje. Siç mund t’ju kujtohet kam bërë një raport të dyshuar për korrupsion në vitin 2012 (ai që u zhduk) ishte raport rreth Françesco Florit dhe Jaroslava Novotna në çështjen Tolaj. Rasti “Klinton” erdhi më vonë me akuzat e bëra nga Florim Hasani. HOM, në një konferencë shtypi të EULEX-it në tetor të vitit 2014, tha në mënyrë të qartë të gjithëve, se akuzat e mia do të hetohen plotësisht dhe Flori do të hetohet plotësisht. Po dhe vazhdoj të jem e zhgënjyer, sepse akuzat e mia ishin të dyfishta, kryesisht roli i (Jaroslava) Novotna dhe (Françesko) Florit në rastin “Tolaj” dhe akuzat e reja, të cilat dolën në rastin “Klinton”. Është e qartë, se ata nuk e kanë hetuar, një pjesë të çështjes, pavarësisht premtimeve të tyre. Për më tepër mua më thanë se Heikki Wendorff prokurori i pavarur, i caktuar për të udhëhequr Task Force për hetimin e Z. Florit ishte përpjekur për të hequr imunitetin e Jaroslavës (Novotna) dhe ishte duke hetuar këtë dhe të tjera raste, si dhe, ka pasur një numër të rasteve të tjera, të cilat nuk më përfshijnë mua, kështu që çfarë ka ndodhur me të gjitha këto? Kjo është diçka që më është dhënë për të kuptuar ekipin Heikkis . Ishte e qartë se kur Heikki më intervistoi mua rreth 2 akuzave “Tolaj” dhe “Klinton”, pra, pse u ngushtua ky hetim vetëm për akuzat e “Klinton”? E dija që kur grupi i punës u shpërbë dhe kur rasti u mor nga PSRK-ja, asgjë nuk do të ndodhte. Kështu, rasti shkoi në PRSK dhe zonja (Jaroslava) Novotna dhe Hom kanë pasur më shumë kontroll mbi fushën e hetimit. Që nga ajo ditë nuk kam pritur më që të ketë një zgjidhje në këtë çështje. Pse EULEX –i, mori kontrollin, pse e pushuan çështjen e Heikki Wendorff të prokurorit të pavarur dhe meqë ishin të zhgënjyer nga ai, atëherë pse nuk caktuan prokuror tjetër të pavarur?

Pasi ju ngritët akuza për korrupsion në EULEX, keni thënë se keni qenë e kërcënuar. Ka vërtet korrupsion në EULEX-i dhe nga kush jeni kërcënuar? 

Po ka, janë disa individë të cilët kanë qenë të përfshirë në atë që unë mund t’i quaj aktivitete të dyshimta. Unë kam qenë e kërcënuar gjatë gjykimit të “Klintonit” si dhe më kanë informuar që dikush donte të vendoste një bombë poshtë makinës time. Gruaja e z. Tolaj, e cila kishte planifikuar për të më rrahur mua, më kërcënoi. Unë kam qenë e trajtuar nga EULEX-i, se në qoftë se unë do të publikoja kërkesën time, atëherë do të ndiqesha penalisht bashkë me avokatin tim. Këto taktika janë dënuar fatmirësisht në Britani të Madhe, dhe për më tepër z. Meucci mohoi shprehimisht në mediat e Kosovës, se kishte bërë kërcënime të tilla. Edhe pse unë jam e gatshme të publikoj letrën nga avokatët e tyre duke më kërcënuar.

Keni gjetur mbështetje në selinë qendrore të BE-së, për pretendimet tuaja?

Jo aspak, që kur kam bërë këto akuza ata donin të më largonin nga misioni.

Po shteti juaj, çfarë ka bërë për t’ju mbrojtur ose dhe përkrahur në nismën tuaj për ta luftuar korrupsionin në EULEX?

Asgjë, ata thanë se nuk mund të përzihen. Kjo pavarësisht faktit se unë kam një kontratë ku thuhet, se do të mbrohem.

A keni dijeni, për lidhjet korruptive të EULEX –it me politikanët e Kosovës dhe cila është lidhja reale e EULEX –it me politikanët e Kosovës?

Po. Krerët e misioneve kanë marrëdhënie të ngushta me politikanët e Kosovës. Dhe këto lidhje mes tyre janë jo vetëm të biznesit, por përfshijnë këtu edhe shumë ndërveprime të ngushta shoqërore. HOM (Bern) Borchardt ishte një mik i ngushtë personal i Bujar Bukoshit, dhe në të njëjtën kohë po mundohem që t’i ndjekë penalisht rastet e tilla.

Më herët në profilin tuaj në “Facebook” keni shkruar: “Bëhuni të kujdesshëm në çfarëdo marrëveshje me EULEX-in, sepse ata nuk janë persona legalë, ndaj legaliteti i këtyre marrëveshjeve është shumë diskutabil”. Cili ishte mesazhi i këtij postimi?

EULEX-i nuk është i njohur për të pasur personalitet juridik atje, sepse nuk mund të nënshkruajnë kontrata. Pra, në qoftë se dikush dëshiron të padisë atë, thjesht nuk munden. Prandaj mashtrimet e saj për të hyrë në një kontratë në të cilën ata e dinë se nuk mund të paditen si në rastin e çështjes “El Italiane” ku një kompani italiane helikopterësh u mashtruan në një drejtim të gabuar për të hyrë në një kontratë me EULEX-in dhe pastaj u munduan që t’i padisnin. Kompetentët nga Gjykata e Brukselit thanë, që nuk munden pasi këta nuk janë persona ligjorë. Kur nuk je një person ligjor, atëherë si mund të firmosësh një kontratë duke gënjyer njerëzit dhe duke i bërë të mendojnë se po firmosin një kontratë të vlefshme, kur nuk është e tillë.

Si mund të ketë mision ilegal të BE-së në Kosovë, kur ju deklaroni se personat që punojnë në atë mision nuk janë legalë?

Ja ku e keni BE-në, që me të gjithë urtësinë e saj krijoi këtë përbindësh që është i papërgjegjshëm për këdo.

Nga konteksti i asaj që keni deklaruar më herët po del se Kosova këtë vit nuk do ta gëzojë as liberalizimin e vizave, apo?

Po është e vërtetë, do dalë që pranohet apo jo, ata nuk do jenë dakord për liberalizimin e vizave.

Pse Kosova duhet të ketë frikë nga EULEX -i?

Sepse ky mision vetëm ka gënjyer dhe ka gënjyer në vazhdimësi popullin e Kosovës. Kanë gënjyer që nuk më kërcënuan mua me ndjekje, dhe kanë gënjyer duke thënë se do të hetonin Françesco Florin, e si mund t’i besoni gënjeshtarëve?

Shquheni edhe për atë deklaratën: “Më janë sulur si në drejtësinë e stilit të Millosheviçit? Kush të ishte sulur kështu?

Unë po vuaja në stilin e drejtësisë së Millosheviçit, sepse ata e kanë humbur raportin tim, dhe në vend që të merreshin me korrupsionin, u munduan të më largonin në mënyrën më të shëmtuar që ekzistonte. Të merresh në mënyrë transparente me të gjitha veprimet dhe sjelljet nuk përfshin fshehjen e evidencave. “Oh me fal nuk është fshehje po vetëm një gabim administrativ” dhe tre zyrtarë të hershëm bënë po të njëjtin gabim. Kjo nuk përfshin stafin që vepruan drejt dhe vuajtën prej Burn si përfaqësuesi i mëparshëm që në një e-mail i thënë nga Z.Hupin në Bruksel do ja shpjegojmë medias se ajo është djegur si figurë. Kjo është saktësisht çfarë Katherine Fear, i tha gazetarit të gazetës “The Guardian”. Në fakt shumë gazetarë më thanë që kjo ishte një linje zyrtare e EULEX-it.

Ju keni thënë se zyrtarët e lartë të EULEX janë të korruptuar. Kush ju ka penguar për t’i shkuar deri në fund këtij hetimi? 

Ata që kanë ndërhyrë në hetimin tim janë Jaroslava Novotna. (Gabriele) Meucci donte që hetimi për Florin të mos bëhej pasi kishte ndërlidhje me Z.Hupun në Bruksel, pasi që të dy donin të ndërpritej hetimi. Jonathan Ratel më bllokoj mua dhe Katherine Fear pasi mendoj që unë kisha rrjedhje dokumentacioni të cilat nuk i bëra gjatë asaj kohe që merrja pyetje nga z.Kajtazi. Fear deklaroi në gjykatë që po bënte punën e saj, duke e këshilluar Meuccin. Nuk mundet një punë të këtë përfundime kur ka rrjedhje të provave dhe nuk ka bazë për të përfunduar atë. Ajo tha se edhe në gjykatë, si ajo dhe të tjerët do të tundin kokën e tyre, pasi ata e dinin se cilat raste do të kenë sukses dhe cilat nuk do të kenë sukses, por nuk mund të ndërhyja pasi isha shumë e shokuar. Ata burokratë me karrierë menduan se ishin më të kualifikuar të gjykonin meritat e çështjes pa parë evidencën dhe pa asnjë kualifikim legal. Ishte një gëzim kur pashë reagimin e gjyqtarëve nga një evidencë e kotë.

Ju keni shprehur interes për të marrë në dorë çështje që kanë të bëjnë me krimet e luftës, që tashmë quhen të mbyllura, sepse tashmë njerëzit janë në burgje. Pse ju duhet të binit dakord me shefin tuaj, në këto çështje. Dhe pse ky refuzim nga shefi juaj?

Nuk mendoj që kam thënë apo shprehur interes për krimet e luftës. E vetmja gjë që kam thënë është se shefi (Jonathan) Ratel i bllokoi hetimet e mia për rastet e privatizimit.

Ju i keni fituar disa beteja ligjore kundër EULEX-it. Janë tashmë të mbyllura këto procese gjyqësore?

Akoma nuk ka vendim përfundimtar, sepse Gjykata e Shkallës së Parë tha që nuk ka juridiksion pasi UK nuk e njeh EULEX-in si një përfaqësues ligjor, prandaj zyrtarisht nuk ekzistojnë. Unë mund t’u dërgoj ju atë që gjyqtarja tha në gjyq. Pasi tha që ky është konkluzioni i saj, unë e kam apeluar këtë pasi e kam të drejtën, por ky vendim mohoi të drejtën time.

A do t’i arrijë Kosova objektivat e saj për t’u integruar në EU, duke marrë parasysh dhe pengesat që vine nga përfaqësuesit e EU?

Mendoj që Kosova do të integrohet, por nuk jam e sigurt për detajet e negociatave.

A do të bashkohet Kosova me BE, në 15 vjet apo asnjëherë?

Nuk mund të spekuloj, pasi kjo botë po ndryshon shumë shpejt dhe kush e mendonte që do të kishim krizë të refugjatëve apo BREXIT. Pra gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt. Kurse sa i përket EU ai është Institucioni më i papërgjegjshëm dhe jo demokratik në këtë planet. Integrimi mund te jetë i shpejtë ose mund të marrë kohë të gjatë, por mendoj që koha për Kosovën për të hyrë në EU, do të vijë.

Ju mungon Kosova?

Po!