Transmetuar më 14-11-2016, 10:31

Gratë në moshë të mesme kanë memorie më të mirë krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre meshkuj, pasi janë më të sakta në kujtimin e datave, përvjetoreve, ditëlindjeve e shumë gjërave të tjera. Por kjo aftësi e tyre ulet ndjeshëm pas menopauzës, kur hormonet femërore, estrogjenet, nisin të zvogëlohen.

Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim amerikan i bazuar në 212 persona të të dyja gjinive me moshë nga 45- 55 vjeç, i publikuar në gazetën “Menopause”, organ zyrtar i “North American Menopause Society”. I zhvilluar nga Brigham and Women’s hospital në Boston, studimi është i rëndësishëm, pasi mund të hedhë dritë mbi arsyen se pse femrat kanë një rrezik thuajse dyfish krahasuar me meshkujt për harresën.

Gjatë studimit, siç shkruan noa.al, u zbulua se femrat me moshë të mesme kanë kapacitet memorie më të madh se meshkujt, por me hyrjen në menopauzë memoria e tyre ulet drastikisht.

Kësisoj problemet e memories dhe konfuzioni mendor prej të cilit ankohen shpesh femrat në menopauzë janë të justifikuara, për shkak të uljes së hormoneve femërore./a.y/noa.al